Skip to main content

“Alicia Keys shkon në VME 2016 pa grim – Si u përgjigjet ajo kritikave që mori?” plus 5 more femra.net

“Alicia Keys shkon në VME 2016 pa grim – Si u përgjigjet ajo kritikave që mori?” plus 5 more femra.net


Alicia Keys shkon në VME 2016 pa grim – Si u përgjigjet ajo kritikave që mori?

Posted: 30 Aug 2016 05:10 AM PDT

Alicia- Keys-grim-lire-bukur

Në muajin maj, Alicia Keys ka dekrlaruar se më nuk do të përdor grim. Në përpjekje për të mos mbulur më veten e saj dhe të mos mundohet që me çdo kusht të jetë pjesë e shoqërisë duke përmbushur pritshmeritë e tyre.

Pa grim Alicia u shfaq edhe në VME 2016. Për të na bindur edhe më shumë për vendimin e saj. ‘E fortë, e fuqishme, e lirë, dhe e bukura më e sinqertë që kemi parë’ … kështu e përshkruan shumica e atyre që e kishin parë.

1472497700-syn-cos-1472493904-gettyimages-597564410

Kishte edhe nga ata që e kishin kritikuar, por ajo është përgjigjur përmes një postimi në twitter… Ku shkruan se: PO, kam zgjedhur të mos përdor më grim, por kjo nuk do të thot që unë jam kunder grimit. A jeni ju!

Screen Shot 2016-08-30 at 2.01.40 PM

 


Der Beitrag Alicia Keys shkon në VME 2016 pa grim – Si u përgjigjet ajo kritikave që mori? erschien zuerst auf femra.net.

Vishuni sikur ecni në rrugët e Amsterdamit, Berlinit, Firencës …

Posted: 30 Aug 2016 02:36 AM PDT

vishuni-si-rruget-parsi-milano-londer-mode-trede

Kur mendoni për kombinime të mira të veshjes, në mendje sigurisht keni modën e Parisit, Londrës, New Yorkut … E pra, nuk gaboni aspak. Këto dhe janë disa nga qendrat më të njohura që çdo ditë na frymëzojnë me 'street style' njoftime. Kurse si inspirime të modës për kombinim perfekt kurrë nuk mjaftojnë, shikoni si mundeni të “kopjoni” lehtë stilin e vajzave të metropoleve tuaja të preferuara të modës.

Amsterdam

Qyteti në të cilin çdo gjë është e lejuar, por jo vetëm në kuptimin "e keq", por edhe kur është fjala për modën. E pra, nëse ky është qyteti i lirisë, pse nuk do të vesheni krejt lirshëm, ashtu siç ju dëshironi? Nëse ju pëlqen kjo ide, bëhuni e guximshme dhe merrni me vete printe të pazakontë, me ngjyra të gjalla dhe aksesorë interesant, dhe të gjitha këto "qetësoni" me frizurë të thjeshtë dhe së paku me një copë veshje njëngjyrëshe e cila do t'i "lidhë" të gjitha që keni veshur.

amsterdam

Londër

Vajzat në Londër zakonisht veshin kombinime të thjeshta, por megjithatë që tërheqin vëmendjen dhe duken disi avangarde. Kombinoni bardh e zi në ndonjë mënyrë interesante apo të pazakontë, zgjedhni veshje apo çanta të pazakonta … Luani. Çorape të bardha pambuku? Pse jo!

london

Berlin

Nëse ju frymëzon stili i këtij qyteti gjerman, zgjedhni rroba të lëshuara si fustane të qepura thjeshtë në kombinim me aksesoarë të dukshëm. Shumë bizhuteri, syze origjinale dhe çanta e madhe "formë thesi" duhet të janë diçka e domosdoshme për këtë sezon, nëse dëshironi të visheni si vajzat nga rrugët e Berlinit.

berlin

Firencë

Italia romantike do të ju ofrojë frymëzim të përsosur të modës dhe me siguri do të ju inkurajojë që të jeni origjinale dhe kreative, kur është fjala për pamjen tuaj. Madje edhe veshjet e thjeshta mund t'i bëni më të dukshme me aksesorë që bien në sy dhe kombinime të pazakonta të tilla si 'shall' rreth dore në vend të ndonjë lloji bizhuterie. Lironi e gjithë kreativitetin tuaj!

firenca

Los Anxhelos

Qyteti magjik dhe personave të famshëm do të kërkojë nga ju që të visheni njëjtë magjike, por edhe moderne. Tregoni anën tuaj femërore në fustane të mrekullueshme, kurse ndonjë xhaketë e lëkurës me siguri gjendet diku afër.

los-andjeles

Madrid

Spanja e zjarrtë do të ju frymëzojë që të luani me ngjyra, printime dhe modelet, dhe gjithçka duhet të "bërtasë" nga detajet, ngjyra të ndritshme dhe – gëzimi! Më së lehti ky kombinim do të përshkruhej si – "tropikale". Merrni këso motivesh në fundin apo çantën tuaj, kurse bizhuteri e pazakontë gjithashtu duhet të gjendet brenda stilit tuaj.

madrid

New York

Në rrugët e New York-ut vërtetë mund të shihni të gjitha llojet e kombinimeve, si dhe në rrugët e qyteteve tjera, përveç tjerash. Megjithatë, New York është padyshim një nga qytetet më të njohura të modës, kurse ne i adhurojmë këto kombinime të thjeshta, por aq moderne dhe efektive të tilla si fundi me dizajn interesant, prerje të shkurtër dhe aksesorë që e shoqërojnë perfekt këtë lloj stili.

njujork

Paris

Klasika e mirë e vjetër dhe eleganca e patejkalueshme definitivisht e pasqyrojnë stilin dhe elegancën parisiane, për këtë dollapin tuaj patjetër pasurojeni me këmisha elegante, pantallona klasike dhe pjesë të tjera të përjetshme. Megjithatë, 'frymën' e modernes e pasuroni edhe me detaje diskrete që ju pëlqejnë më së shumti.

pariz

Hong Kong

Moda aziatike konsiderohet si e larmishme, kreative dhe sigurisht origjinale, por nëse nuk dëshironi të dukeni më tepër si pema e Krishtlindjeve, zgjedhni kombinime më të veçanta, njëngjyrëshe me qepje interesante, dhe pastaj plotësoni këto me frizurë moderne dhe bizhuteri të mrekullueshme./femra.net/

hong-kong

Der Beitrag Vishuni sikur ecni në rrugët e Amsterdamit, Berlinit, Firencës … erschien zuerst auf femra.net.

Shikoni mjekun që arrin të rrotullojë foshnjen e palindur në barkun e nënës

Posted: 30 Aug 2016 01:58 AM PDT

mjeku-doktori-rikthjne-bebe-koke-pshte-video-nene-shtatzene

Shtatzënia dhe linda mund të ofrojnë momente të mahnitshme. Ne kemi parë fenomene të habitshme se si foshnjat lindin vet apo çlirojnë veten e tyre, apo si motrat binjake lindin në të njejtën saktësi kohore. Video e mësipërme ka kapur shifrën e shumë klikimeve dhe është shquar jashtzakonisht shumë.

Në dy minuta kohë, një mjek në Spitalin Royal Sussex në Brighton, angli, ka realizuar një verizon të jashtëm cefalik (EVC), duke kthyer fetusin në përmballjen apo pozicionin me kokë te poshtë.

Në fillim ai paraljamëron nënën, e cila është 36 javëshe shtatzënë, që procesi do të jetë paksa i pakëndshëm, por jo edhe me dhimbje të padurueshme. "Nëse nuk mundeni ta përballoni këtë dhimbje, thjeshtë konfirmoni që të ndërprej procesin" – i sqaroi mjeku nënës shtatzënë. Kështu, ai e kthen foshnjen e palindur, ndërsa me përfundimin e procedurës, nëna fillon të skuqet dhe të nënqesh në vete. Nëna e përshkruajti si diçka qesharake dhe të panjohur, tërë procesin dhe padyshim e përballoi me sukses.

Ndoshta pjesa më e çmendur është se ju mund të shihni formën e fëmijës duke lëvizur në stomak. Personi që inçizonte tërë kohën ngjarjen, u mahnit me të madhe duke pohuar: "çfarë njeriu, është një gjeni i vërtetë". Nuk mund ta besoj se pash rrotullimin e foshnjes. Kjo ishte diçka shumë e mahnitshme./femra.net/

Më shumë se 4 milion njerëz e kanë shikuar këtë video të mahnitshme…

Der Beitrag Shikoni mjekun që arrin të rrotullojë foshnjen e palindur në barkun e nënës erschien zuerst auf femra.net.

Anne Hathaway: Nuk është aspak turp nëse nuk mund të humbni shpejtë peshën pas lindjes

Posted: 30 Aug 2016 01:50 AM PDT

anne-hathaway-lindje-peshe

"Trupi mund të ndryshojë, të zgjerohet apo të tkurret"…

Pas lindjes së djalit të saj në Mars, Anne Hathaway ka përjetuar presionin ashtu si të shumë femrave (veçanërisht në Hollywood) për kthimin sa më të shpejtë të peshës ideale. Ajo është shprehur tek Ellen De Generis se kur ka filluar palestrën në Maj ishte më pak e turpshme në krahasim para se të ngelej shtatzënë. "Unë e di se nuk mund të largoj kilogramët e tepërt mënjëherë, por jam e lumtur se kam nxjerrë një fëmijë nga trupi im, kështuqë ndjehem mirë tani! Nuk më intereson se si dukem, ndjehem mrekullueshëm në këtë gjendje"!

Tani jemi në Gusht dhe natën e kaluar Hathaway dha një deklaratë të sinqertë, megjithëse e dinte se nuk e ka humbur akoma peshën e tepërt, por për të nuk kishte asgjë të keqe. "Nuk ka asnjë lloj turpi nëse fitoni peshë gjatë shtatzënisë (apo çfarëdo situate tjetër). Nuk ka asgjë të keqe nëse nuk mund të ktheni peshën ideale për një kohë të shkurtër apo procesi i dobësimit ju zgjat më shumë se sa e mendoni", kështu ka shkruar ajo në Instagram.

Instagram Photo

"Nuk ka asgjë të keqe nëse duhet ti modifikoni xhinset e verës së kaluar sepse tani nuk ju bëjnë. Trupi mund të ndryshojë, të zgjerohet apo të tkurret. E gjitha ka të bëjë vetëm me dashurinë"./femra.net/

 

Der Beitrag Anne Hathaway: Nuk është aspak turp nëse nuk mund të humbni shpejtë peshën pas lindjes erschien zuerst auf femra.net.

Fustanet tradicionale të nusërisë, me të cilët martohen të rejat në mbarë botën

Posted: 30 Aug 2016 01:25 AM PDT

dasma-fustan-nuserie-dukje-

A e dini se fustanet e nusërisë, klasike të bardhë të sotshëm, janë bërë popullor në shekullin e 19-të, në sajë të Mbretëreshës Viktoria? Ajo ishte gruaja e parë që ka zgjedhur fustan nusërie i cili sot është bërë i zakonshëm dhe tradicional për këtë ditë të rëndësishme në jetën e çdo gruaje. Para saj, gratë kanë zgjedhur një fustan pak më festiv apo veshje që në atë kohë ishte moderne.

Sidoqoftë, sot rrallë mund të shohësh fustan nusërie që nuk është i bardhë. Nëse nusja është më e guximshme dhe "luan" me ngjyra, modeli i fustanit kryesisht mbetet i njëjtë. Megjithatë, në disa kultura, veçanërisht në Azi dhe Afrikë, çiftet e reja akoma veshin uniformat tradicionale festive, të cilat duken aq mirë, ashtuqë ngjyra e bardhë duket e paimagjinueshme …

Japoni

Në Japoni, nuset në përgjithësi mbajnë dy fustane, kurse ndonjëherë edhe më shumë, gjatë ceremonisë së dasmës. Fustani i bardhë dhe i kuq janë të obligueshëm.

Instagram Photo

Gana

Në Ganë, dasmat tradicionale janë të shumëngjyrshme, si dhe veshja e tyre kombëtare. Çdo familje ka ngjyrat dhe larat e veta.

Instagram Photo

Hawai

Në dasmat tradicionale Hawaiane, dhëndrri gjithashtu veshet me të bardha. Pothuajse të gjithë që martohen këtu detyrohen të mbajnë kurora me lule si pjesë e ceremonisë së dasmës. Edhe nuset shpesh i dekorojnë flokët e tyre me lule të freskëta.

Instagram Photo

Rumani

Ngjashëm si te ne, shumica e të rinjve në Rumani zgjedhin rroba moderne për martesë. Megjithatë, në disa zona rurale akoma veshen me veshje kombëtare, e cila dallon nga vendi në vend.

Instagram Photo

Laponi

Në veri të Norvegjisë, Finlandës, Suedisë dhe Rusisë, jeton populli Saami. Veshja kombëtare e tyre tregon shumë për vetë ata. Për shembull, nëse pullat në rrobat e tyre janë në formë katrore, do të thotë se personi është i martuar, kurse ata që janë singl mbajnë rripa me pulla të rrumbullakëta.

Instagram Photo

Sri Lanka

Si në të gjitha martesat, edhe në Sri Lankë nusja është në qendër të vëmendjes. Megjithatë, dhëndëri është, sipas mendimit tonë, gjithashtu i denjë për çdo vëmendje, apo jo?

Instagram Photo

Indi

Fustani i kuq ose rozë janë tradicionalisht zgjedhje e nuses në kulturën indiane. Bukur apo ajo?

Instagram Photo

Skoci

Në Skoci, dhëndrri tradicionalisht mban një fustanellë me larat e fisit të cilit i takon. Pas ceremonisë së dasmës, dhëndrri vendosë një shall të zbukuruar me të njëjtat lara dhe ngjyra rreth supeve të nuses së tij, e cila simbolizon ardhjen e saj në familjen e re.

Instagram Photo

Bali

Dasmat balineze patjetër do të ju mahnisin me pasurinë dhe madhështinë e tyre. Veshja tradicionale e dasmës përfshinë shumë detaje të komplikuara. Përveç kësaj, gjatë ceremonisë edhe dhëndurrët edhe nuset zakonisht mbajnë kurora ari mbi kokë./femra.net/

Instagram Photo

 

Der Beitrag Fustanet tradicionale të nusërisë, me të cilët martohen të rejat në mbarë botën erschien zuerst auf femra.net.

Pse çiftet që kanë djalë kanë më tepër gjasa të qëndrojnë bashkë

Posted: 30 Aug 2016 12:30 AM PDT

cifte-prind-vetem-djale-lumtur

 Një studim ka zbuluar se çiftet që kanë fëmijën e parë djalë kanë më tepër gjasa të qëndrojnë së bashku.

Rezultatet e studimit vinë nga Universiteti Kalifornia dhe kanë zbuluar se meshkujt kanë më tepër gjasa të martohen me partneren që është shtatëzënë me djalin e tyre dhe se kanë më pak gjasa të divorcohen nëse fëmija i parë i tyre është djalë.

Studimet e mëparshme të Universitetit Kalifornia kanë zbuluar se nënat e divorcuara me vajza kanë më pak gjasa të rimartohen në krahasim me nënat e divorcuara që kanë djalë.

Një varg i konkludimeve janë arritur nga këto të dhëna, disa psikologë sugjeruan se këto studime tregojnë se nënat me vajza kanë më pak gjasa të rrinë në një lidhje të dhunshme dhe se favorizimi i djemve ka të bëjë me psikologjinë mashkullore të lënies së trashigimisë, ndjenjë që mungon kundrejt vajzave.

Ky studim lidhet me një anketim nga Gallup që është bërë në Sh.B.A e në të cilën është paraqitur se meshkujt favorizojnë djalë kundrejt vajzës me një margjinë prej 49% deri në 22%.

Femrat në anën e kundërt nuk kanë preferenca sa i përket gjinisë së foshnjes duke treguar 31% preferencë për djemtë dhe 33% për vajzat./femra.net/

 

Der Beitrag Pse çiftet që kanë djalë kanë më tepër gjasa të qëndrojnë bashkë erschien zuerst auf femra.net.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more