Në këto 9 muaj me siguri që adhuruesit e Windows janë shtuar me miliona. Aktualisht, vetëm pak javë përpara lançimit, numërohen 5 milion testues të Windows 10. Edhe pse nuk bie shumë në sy, këta zhvillues dhe testues kanë një kontribut të madh në krijimin e Windows 10-tës. Dhe për këtë kompania Microsoft ka vendosur ti falenderojë për punën e bërë duke i vënë ata në qendër të debutimit të Windows 10.
Yusuf Mehbi, kreu i marketingut në Microsoft foli për fokusimin e Windows 10 tek fansat. Në vend të festimit një një një shtet të caktuar, kompania ka vendosur të mbajë një evente në 13 qëndrat më të rëndësishme të botës. Fansat e Windows do mund të festojnë debutimin e Windows 10 në Sidnei, Tokio, Singapor, Beijing, New Dehli, Dubai, Nairobi, Berlin, Johanesburg, Madrid, Londër, San Paolo dhe New York. Por nuk kishte si të mungonte dhe një fushatë promocionale televizive, e cila do të nisë duke filluar që nga dita e hënë. Një reklamë e shkurtër do të prezantojë karakteristikat dhe ndryshimet bazike të Windows 10.Përveç këtyre Microsoft do të bëhet pjesë e një fushate bamirësie së bashku me një grup origanizatash jo fitimprurëse në botë.
Windows 10 do të lançohet në 29 korrik, por jo të gjithë përdoruesit do të kenë mundësi të bëjnë të tyrin këtë sistem operativ në këtë datë. Të parët që do të përfitojnë Windows 10 sigurisht që do të jenë zhvilluesit dhe testuesit. Më pas Microsoft do të sjellë gradualisht Windows 10 tek konsumatorët. (PC World Albanian)
loading...
Lexo edhe: