Ç'është halli i atij luani që më shikon si dhelpër? Po ti moj dhelpër,
pse hiqesh si luan? Sado të shquheni për diplomaci e trimëri, sërish
jeni kafshë e nuk jeni njerëz, ani pse njeriu ndonjëherë për ta treguar
trimërinë dhe diplomacinë e tij identifikohet me emrat e juaja.
Megjithatë, mos harroni se njeriu ishte ai që ndërtoi kopshte
zoologjike, që përmes robërimeve tuaja, me krekosje festoi lirinë e tij.
Madje u tregua edhe bamirës ndaj jush duke e ndarë kafshatën e gojës me
ju. Vetëm se njeriu pas grilave nuk kishte mure, për dallim prej jush
që kishit grila e mure të larta!
Burimi:Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: