Skip to main content

10 fobitë më të përhapura

 10 fobitë më të përhapura

 

Shpesh origjina e tyre nuk mund të shpjegohet dhe sipas disa studimeve, shumë prej nesh vuajnë nga një fobi (frikë) të paktën një herë në jetën e tyre.

Fobitë jo të gjitha janë klasike, nga ato që dëgjojmë më shpesh si klaustrofobia (frikë nga hapësirat e mbyllura) apo agorafobia (frikë nga mjedisi i hapur, bosh).
Yahoo ka shpërndarë një listë me 10 fobitë më të kërkuara nga përdoruesit e motorit të saj të kërkimit në muajt e fundit dhe rezultatet flasin për kureshtje edhe për shumë fobi shumë më të rralla.

1) Në vendin e parë më e kërkuar është agorafobia. Vuajnë persona që kanë frikë nga mjediset e hapura, i zë ankthi sepse druhen se nuk mund të kontrollojnë dot situatën. Personat që vuajnë nga kjo fobi nuk kanë frikë vetëm nga mjediset e hapura, por shpesh edhe nga hapësirat publike, stacionet e autobusëve, trenave apo metrove.

2) Vendi i dytë shkon për tripofobinë. Është frika ndaj objekteve me vrima të vogla, të ngjashme me ato të kosheres së bletës.

3) Ksenofobia. Të paktë mund të jenë ata që nuk e kanë dëgjuar të paktën një herë në jetë. Bëhet fjalë për frikën ndaj personave të ndryshëm nga ne, persona me fe, kombësi, ngjyrë tjetër. Shpesh shkakton diskriminim. Është një prej fobive më të përhapura dhe ku lëvizjet politike ekstremiste shpesh kërkojnë të fitojnë elektorat.

4) Araknofobia. Jo të gjithë i kanë qejf merimangat, por ka disa që i kanë tmerr dhe i zë paniku. Kush vuan nga kjo fobi nuk trembet vetëm kur vihet në kontakt pamor apo fizik me to, por edhe kur i sheh në foto apo vizatime.

5) Kulrofobia. Është e rrallë dhe përgjithësisht prek më shumë fëmijët. Është frika ndaj kllounëve. Edhe pse nga kjo fobi mund të vuajnë shumë fëmijë, sërish kllounët mbeten një mënyrë mjaft e përhapur argëtimi dhe marketingu.

6) Akrofobia. Është frika nga lartësitë, një ndër fobitë më të përhapura, por që nuk ka ndaluar trendin e fotove të shkrepura nga majat më të larta të botës, që si duket po zëvendëson “selfi”-et.

7) Emetofobia. Është një ndër fobitë më të çuditëshme, por ja që ekziston. Personat e prekur nga kjo në shumicën e kohës tremben se mund të vjellin.

8) Klaustrofobia. Frika nga ambientet e vogla dhe të mbyllura. E keni parë filmin “Buried”, kur kamionisti Paul varroset i gjallë vetëm me një çakmak dhe celularin e tij? Nëse e keni parë atëherë nuk rrezikoheni nga kjo frikë.

9) Hidrofobia. Është frika nga uji. Vetë kjo fobi ndahet në dy nëndegë të mëdha; akuafobia, që është frika për të hyrë në ujë dhe talasofobia, frika nga deti.

10) Niktofobia. Është frika ndaj errësirës. Në listën e përpiluar nga Yahoo në bazë të kërkimeve në motorin e saj radhitet e fundit, por është një ndër fobitë më të përhapura dhe e shfrytëzuar gjërësisht në skenat e filmave horror.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more