Për ta marr një shërbim që të takon natyrshëm duhet korruptuar të korruptuarit. Ndërsa harrojnë se i korruptuar është edhe ai që jep ryshfet, përpos atij që të detyron për një gjë të tillë, që pa dyshim është mëkatar më i madh se ky far "zorlia"!
O vëllezër, na mbyti korrupsioni dhe si vallë mendojmë ta mbysim duke qenë se ai më herët na goditi për vdekje! Atëherë duheshka ardhur një popull tjetër pasi të zhduket ky lloj i të korruptuarve. Le të zhduket, le të zhduken edhe të drejtit të cilët nuk punojnë që kjo dukuri vrasëse të hiqet.
Aq më keq mundohen të përligjen se gjoja ata po i mbaruakan shërbime nevojtarëve. Po është e vërtetë kjo, por mos harro se sikur të mos ishit ju të korruptuar e mëkatar, atëherë secili do ta merrte pa ndërmjetësim atë që i takon, qoftë kjo ndihmë sociale apo ndonjë ndihmë që ndërlidhet me shëndetësinë! Me gjithë shpirt lutem: Allahu jua dhëntë hakun dhe i shpëtoftë fëmijët tuaj prej këtij helmi!
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: