Me laps në dorë mbolli fjalë,
Në kopshtin erëzues dhe këndellës,
Aty pashë edhe ca kopshtaqe,
Kopsht i shkronjave ishte fjala,
Kopsht i fjalës ishte fjalia,
Kopsht i fjalisë ishte fleta,
Kopsht i fletës me fjalë ishte libri,
Kopsht i librit ishte biblioteka dhe libraria,
Kopshtar i këtyre kopshteve ishte shkrimtari dhe lexuesi,
Ndërsa shkrimtari dhe lexuesi ishim unë dhe ti,
Unë dhe ti që ujisim dhe ujitemi,
Ushqehemi dhe ushqejmë,
Erëzohemi dhe erëzojmë,
Krijojmë dhe krijohemi në kopshtin e jetës.
Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: