Zoti Lavdiplotë të mirat materiale i fali dhe i dhuroi për të gjithë, por ja që disa të këqinj me moral të arratisur shumësinë e gjërave i grumbulluan vetëm për vete, duke krijuar kështu të varfër që nesër për ndonjë interes të ngushtë të tyre të mund të tregohen të mëshirshëm dhe bamirës ndaj tyre. T’i rrëmben 500 euro që pastaj të të gëzon me 5 euro si dhuratë, kështu disi i thonë kësaj pune. Të varfrit nuk janë më të paaftë se disa të pasur, por ata janë më të ndrojtur ndaj të palejuarës. Është dëshmuar se përmes tregtisë së paligjshme pasurohesh shpejt, porse edhe ajo se shpejt i harron ditët e mira qysh në këtë botë. Madje kam dëgjuar për të atillë saqë përskaj malit të pasurisë, ata sërish detyroheshin të ushqeheshin vetëm me bukë misri dhe me asgjë tjetër, njëkohësisht duke e pritur policinë te dera. Vallë a nuk ju duket ky një fillim i dënimit?
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: