Sa i mirëkuptueshëm ishte burri ndaj gruas së tij, kur qe në pyetje
çështja e namazit dhe e mbulesës islame. Duket se i kishte mjaftuar t’i
thotë gruas, se duhet ta kryesh namazin, pastaj duhet edhe ta vësh
mbulesën. Ajo ia kishte kthyer, - faleminderit burri im, e kam të qartë,
mbase të qartë e kam pasur edhe para takimit me ty. Ndërsa ky me durim
të lartë e me mirëkuptim kur është në pyetje jetësimi i urdhërave të
Krijuesit, qetësisht iu kishte drejtuar, - mirë e dashur, llokumi im e
shpirti im, nuk të përzihem tutje, është e drejta jote kjo!
Po
të njëjtit “durimtar” e njëjta grua, një ditë ia kishte vonuar drekën.
Ç’të dëgjosh, pos hakërrimë e rrëmujë, se përse e gjora ia paska vonuar
drekën, si ka mundësi kjo të ndodhë?
Ja se në cilët raste durimit i humb kuptimi dhe burrëria burrit!
Iljesa Salihu
loading...
Lexo edhe:
- Get link
- Other Apps
Labels
Durimi dyfytyrësh Opinione
Labels:
Durimi dyfytyrësh
Opinione
- Get link
- Other Apps