Skip to main content

Dita e bajramit


Në ditën e Bajramit haxhinjtë kanë disa detyra. Kjo edhe tregon urtësine e Allahut ne caktimin e detyrave të Haxhit. Ditën e tetë të gjithë njerëzit shkojnë në Mina dhe nuk kanë ndonjë angazhim të madh. Ditën e nëntë të gjithë shkojnë në Arafat dhe të vetmin oblgim e kanë lutjen, dhikrin dhe namazin, kurse ditën e dhjetë kane disa oblgime, pse? Urtësia e Allahut ka caktuar që në ditën e Bajramit të ndahet detyrat për të ndarë xhematin. 
Një pjesë shkon për të hedhur guralecat, një pjesë për të bërë Tavaf, një pjesë për të qethur ose rruar kokën, një pjesë për të therë kurbanin, një pjesë për të bërë Sajin. Në këtë formë ndahen haxhinjte dhe u lehtësohet kryerja e obligimeve sa ma lehtë. Përndryshe paramendoni që të gjithë haxhinjtë këtë ditë të shkonin në një vend dhe në një kohë?!
 
Dita e Bajramit është dita më e mirë e vitit, siç ka thënë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
((أَفْضَلُ الأيَّامِ عِنْدَ اللَهِ يَوْمُ النَّحْرِ، ثُمَّ يَوْمُ القَرِّ))
"Dita më e mirë te Allahu është dita e Kurbanit e pastaj dita e dytë e Kurban Bajramit". Ebu Davudi, hadithi është sahih.
 
Në këtë ditë haxhiu që hedh guralecat, qeth ose rruan kokën dhe therr Kurbanin, sipas shumicës së dijetarëve del pjesërisht nga Ihrami, nëse e bën edhe Tavafin e Haxhit, lirohet tërësisht nga Ihrami.
Kjo ditë ka më shumë obligime dhe është paksa më e vështirë për Haxhiun. Sepse rrugët bllokohen, udhëtimi për në Meke bëhet i vështirë me veturë dhe duhet ecur një pjesë të madhe në këmbë.
 
Me të kryer të Tavafit dhe Sajit haxhiu kthehet për në Mina ku duhet të qëndrojë atë natë dhe natën tjeter.
Një pjesë e madhe e haxhinjve tanë nuk e shohin Minen aspak dhe kjo, mendoj, është një mangësi që duhet të korigjohet, sepse mejetet teknike ekzistojnë dhe mundësia për ta realizuar këtë gjë është e pranishme. Së fundit edhe nëse është sunet, sikurse e llogarisin hanefitë qëndrimin në Mina, përsëri duhet tu mundësojmë haxhinjve tanë ta shijojnë këtë sunet, të cilin vetëm këtë herë në jetë mund ta shijojnë, sepse shumica e tyre vijnë vetëm një herë në Haxh.
Burimi:Bekir Halimi
 
 
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more