Skip to main content

Nxitje dhe sprovë



Nuk mund të themi se intelektualët e këtushëm nuk janë në sprovë si rrjedhojë e sjelljes së mërgimtarëve shqiptar në vendlindje, të cilët përgjatë pushimeve shpenzojnë aq shumë para, sa intelektualëve dhe studentëve të këtushëm lehtas mund t’i ftohet atdheu i tyre i ngrohtë dhe t’i ngrohet atdheu i huaj.

Kësisoj, mërgimtari shqiptar ia mbath brigjeve të detit me makinë luksoze, ndërsa intelektuali ynë merr rrugë drejtë brigjeve të thepisura të pendave dhe puseve me bicikletë jo aq të sigurtë për udhëtim.

Mërgimtari shqiptar hedh mbeturina në rrugë, në qendra të qytetit dhe të fshatit, ndërsa intelektuali ynë me vete mendon, valla a ka mundësi një gjë të tillë ta bënte ky në mërgim.

Mërgimtari ynë merr në shoqërim për të ngrënë a për të pirë intelektualin e këtushëm, ndërsa intelektuali ynë shpeshherë duhet t’ia përshtat bisedën ashtu si ia ka ëndja mërgimtarit, ngase në fund fare faturën e shpenzimeve duhet paguar ai dhe jo ky i cili mezi ia del mbanë me rrogë përgjatë muajve.

Mërgimtari shqiptar bën dasme duke i harxhuar 10 mijë euro, ndërsa intelektuali i këtushëm brengoset për ditën e së nesërme për dasmën e të birit, ngase edhe ai kërkon dasme të ngjashme me të djalit të vëllait, kushëririt, dajës ose nipit mërgimtar.

Shkroi: Iljasa Salihu
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more