Allahu të gjitha krijesat i ka krijuar nga babai dhe nëna, por disa i ka veçuar ashtu që të jenë argument për njerëzit; ata/o janë:
1. ADEMIN (alejhi selam) që Allahu e ka krijuar nga dheu.
Allahu thotë: “Vërtetë çështja e Isaut (të lindur pa babë) tek Allahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi nga dheu, e pastaj atij i tha “Bëhu” e ai u bë.” (Ali Imran, 59)
2. NËNA JONË HAVA, e cila u krijua nga briri i Ademit.
Allahu thotë: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra.” (Nisa, 1)
3. DASHI I SAKRIFICËS, për Ismailin (alejhi selam) që Allahu e zbriti nga qielli.
Allahu thotë: “Dhe e këmbyem me një kurban të madh.” (Saffat, 107)
4. GJARPRI I MUSAIT (alejhi selam), ajo u bë nga shkopi i tij.
Allahu thotë: “Ai e hodhi atë por ai (shkopi, u bë) gjarpër që zvarritej.” (Taha, 20)
5. DEVEJA E SALIHUT që doli nga shkëmbi.
Allahu thotë: “Ai tha: “Ja , kjo është deveja, kjo do të pije ujë në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër.” (Shuara, 155)
Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi
loading...
Lexo edhe: