Skip to main content

“A meritoj...”



Vëlla/motër!
Për pak duhesh të ndalesh e të bësh disa pyetje, në përfundim të këtij ibadeti!
Kujt këto pyetje!?
Vetes, jo dikujt tjetër, mos u habit!
Ti më së miri e din veten, dhe hallin tënd me Allahun, Zotin tënd.

1. A meritoj që Allahu ta ma tregoj Xhenetin: “Ky është Xheneti që Ne ua japim në trashëgim robërve Tanë të përkushtuar.” (Merjem, 63)
2. A meritoj që Allahu të më thotë: “hyni në Xhenet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja,” (Zuhruf, 70)
3. A meritoj shpëtimin e Allahut: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Hyni në Xhenet, si shpërblim për veprat që keni kryer!” (Merjem, 60)
4. A meritoj të jem fatlum: “Kurse fatlumët, do të hyjnë në Xhenet, ku do të qëndrojnë përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Kjo është dhuratë e pandërprerë.” (Hud, 108)
5. A meritoj pallatet dhe lumenjtë e xhenetit: “Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’i vendosim në pallatet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj; aty do të qëndrojnë përgjithmonë. ” (Ankebut, 58)
6. A do të jem me familje nën hije duke hëngër fruta në xhenet: “Ata dhe gratë e tyre do të jenë në hije, të mbështetur në ndenjëse të lartuara. Për ata do të ketë aty fruta dhe çdo gjë që dëshirojnë.” (Jasin, 56-57)
7. A do të jem nga ata që do të pi ujë nga lumenjtë e Xhenetit: “ku ka lumenj me ujë të pandotur, lumenj qumështi me shije të pandryshuar, lumenj vere me shije të këndshme për ata që e pinë dhe lumenj prej mjalti të kulluar.” (Muhamed, 15)
8. A do të më afrohet mua Xheneti: “Xheneti do t’u afrohet besimtarëve të devotshëm,” (Kaf, 31)
9. A do ta fitoj Xhenetin: “banorët e Xhenetit do të jenë të fituarit.” (Hashër, 20)
10. A do ta kem strehë Xhenetin: “Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin.” (Naziat, 40-41)

Nëse ke përgjigje pozitive, atëherë falëndero Allah, po nëse është kundërta fajin kërko te vetja.

Hoxhe: Ulvi Fejzullahu
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more