Skip to main content

T’u besh mire tjerëve te hapet gjoksi



E bukura është sikurse emri i saj, mirësia është sikurse përshkrimi i saj, bamirësia është sikurse shija e saj. Përfituesit e pare ne futjen e gëzimit ne zemrat e njerëzve janë mu ata qe e shkaktojnë ketë gëzim, i korrin frytet e tija shpejt ne shpirtrat e tyre, ne moralin dhe ndjenjat e tyre, u hapet gjoksi, u zgjerohet, e me ketë gjejnë qetësinë e rehatinë. E nëse ty te godet ndonjë pikëllim, a te shkakton dhembje ndonjë brenge, ofroja ndonjërit një bamirësi apo ndonjë gjësend te bukur do ta gjesh shtegdaljen dhe do te qetësohesh. Jepi privuarit, ndihmoi te mjerit, shpëtoje te pikëlluarin, ushqeje te uriturin, vizitoje te sëmurin, mbështet te brengosurin, do ta gjesh lumturinë duke te vërshuar para dhe pas teje.
Te berit mire i ngjason parfumit prej se cilës ka dobi bartësi i tij po edhe blerësi dhe shitësi i tij, te ardhurat dhe fitimet shpirtërore janë barëra te bekuara e te bereqetshme qe konsumohen ne barnatoren e atyre, zemrat e te cilëve janë ndërtuar me te mira e bamirësi. T’u shpërndash buzëqeshje te ndritshme varfanjakeve shpirtërore është lëmoshe rrjedhëse ne boten e vlerave: “Po edhe nëse e takon vëllaun tënd me fytyre te qeshur”(Hadidh). E te vrenjtesh dhe ta mrrolesh fytyrën do te thotë ti shpallesh lufte te ashpër te tjerëve, shpërthimin e se cilës nuk e di kush përveç Atij qe i di te fshehtat. Me disa gllënjka ujë nga shuplakat e një mëkatari me te cilat i dha te pije ujë një qeni te lodhur e te etur, rezultoi dhe beri qe ai te hyje ne xhenet, gjerësia e te cilit është sa qiejt e toka, ngase Pronari i mirënjohjeve është i Mëshirshëm, Falënderues dhe i Bukur, e donë te bukuren, i Pasur e Mirënjohës.
O ju qe jeni te kërcënuar nga ankthet e fatkeqësisë, frikës e tronditjes, ejani ne kopshtin e mirësisë dhe preokupohuni me te tjerët, duke u dhëne, gostite, duke ndihmuar e shërbyer, e do ta gjeni lumturinë me shije, ngjyre e prekje: “E jo për ta shpërblyer dikush te cilit i ka bere mire, por vetëm për te fituar kënaqësinë e Zotit te tij, me te Lartit, (e pasha All-llahun) ai do ta gëzoje atë kënaqësi”(Kur’an).

Shkeputje nga libri:

Tridhjete shkaqe per lumturi

Aid El Karni
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more