Pyetja: Bërja e analizave a e prish agjërimin!?
Përgjigje:
Jo. Bërja e analizave nuk e prish agjërimin.
Mjeku mund ti marrë gjak të sëmurit agjërues në mënyrë që tia bëjë analizat.
Në këtë rast atij nuk i prishet agjërimi, sepse sasia marrjes së paktë e
gjakut nuk ndikon tek njeriu, ashtu sikur do ndikonte në këtë rast
bërja e hixhamës(nxjerrja e gjakut të keq nga trupi i njeriut).
Ajo
që është e vërtëtë, është se agjërimi nuk prishet në këtë rast, përpos
se nëse ekziston argument prej sheriatit i cili aludon në prishjen e
agjërimit.
Mirëpo, në Sheriatin Islam nuk ka ndonjë argument, i cili
urdhëron dhe thotë që dalja e paktë e gjakut e prish agjërimin e
muslimanit. Porse nëse del shumë gjak (p.sh,- nëse i jep gjak një tjetri
që ka nevojë), atëher në këtë rast themi se agjërimi prishet.
Dhe,
themi se nëse agjërimi është obligativ, askujt nuk i lejohet që të japë
gjak, vetëm nëse i sëmuri nuk mund të presë derisa të përëndojë dielli
dhe mjekët pohojnë se një gjë e tillë i sjell atij shumë dobi.
Në
këtë rast nuk ka gjë të keqe, dhuruesi i gjakut e prish agjërimin, ai
mund ti filloj të hanë dhe pinë, në mënyrë që të rimarrë veten, sepse
pas dhënies së gjakut dobësohet, ndërsa agjërimin e plotëson ndonjë ditë
tjetër.
Allahu është më i Dituri!.
Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
loading...
Lexo edhe:
- Get link
- Other Apps
Labels
Feja Islame
Labels:
Feja Islame
- Get link
- Other Apps