Skip to main content

TË PAMORALSHMIT vs TË MORALSHMIT



*Ky është inkuizicioni më i vrazhdë mediatik e politik që na është bërë ndonjëherë!

Dëshira e madhe për t’u eksponuar, për të shfaqur superioritetin e minoritarëve ndaj shumicës absolute të një populli mysliman, për çdo ditë i nxjerr në sipërfaqe urrejtjen, jotolerancën dhe blasfeminë e tyre ndaj shqiptarëve myslimanë.

Jo më shumë se një rreth i ngushtë njerëzish me klishe të trashëguara nga e kaluara e “lavdishme” ateisto-komuniste i trajtojnë miliona shqiptarë si talibanë, terroristë, njerëz të dhunës, të prapambetur, sikur bëhet fjalë për një minoritet (pa dashur të nënçmoj ndonjë minoritet të caktuar etnik ose religjioz), i cili s’ka shtet amë dhe secili loz me të si me top ping-pongu.

Kjo po na ndodh nga disa qarqe në Kosovë po edhe në Shqipëri e Maqedoni ku ndaj pjesës dërrmuese të popullit shqiptar po veprohet si të jenë trup i huaj.

Asnjë përpjekje e deritanishme e dhunuesve fizikë dhe shpirtërorë nuk ka përfunduar me sukses të plotë.

Pse!?

Sepse, na kanë vrarë, na kanë djegur, na kanë dëbuar... dhe prapë jemi kthyer...

Sikur po harron dikush se ne jemi po ata që po u rrimë ballë sllavëve në luftën e tyre të pashpirtshme njëshekullore.

Sikur dikush po mendon se duhet me dara të na e nxjerr atë që besojmë dhe praktikojmë.

Ky është inkuizicioni më i vrazhdë mediatik e politik që na është bërë ndonjëherë!

E prej kujt!?

Prej të pamoralshmëve, atyre që shesin interesat e shtetit, popullit dhe të cilëve nuk u bëhet vonë që nesër shqiptarët mos të shtohen, sepse “vlerat” e përmbysura kërkojnë që të promovohet kultura e LGTB-së që definitivisht përfaqëson antivlerat më të theksuara në rruzullin tokësor.

Korrupsioni, amoraliteti, lakuriqësia... krejt këto janë në rregull kundrejt ndershmërisë, ruajtjes së familjes, traditës... pra kemi të bëjmë me një anomali që përfaqësohet nga ministra, deputet, gazetarë që në numër nuk janë aq shumë, por dëmin dhe bujën që bëjnë sikur ata përfaqësojnë miliona shqiptarë myslimanë dhe se ata janë që do të na e tregojnë derën po qe se nuk u shkojmë për shtati.
Nuk do të kalojë as kjo, sepse gjithçkahit i del boja përveç të vërtetës absolute që kur nuk harxhohet, sepse sa më shumë sulme, fushata e kundërshtime aq më tepër shtohet besimi ynë.

Sa më shumë që luftohet Islami dhe myslimanët, hoxhallarët dhe intelektualët aq më të fortë do të jemi.
Nuk do të lëkundin kurrë të pamoralshmit minberin dhe mihrabin e profetit Muhamed alejhis-selam, sado që të jenë vigjilent ndaj çdo ligjërimi e predikimi në xhami, u pëlqeu apo jo atyre.

E imamëve tanë të nderuar ne u themi, se e vërteta është Një dhe rreth saj jemi të përbashkuar.

Të pamoralshmit si çdoherë gjatë historisë mbeten fundërrinë e një populli.

Zoti i ngrit të moralshmit përmes sprovave, e sprovat janë pjesë e jetës së besimtarit.

Autor: Agim Abazi

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more