Kali i drunjtë
Një degë peme të mjafton
ta bësh kalë me katër këmbë,
ta shalosh, të rendësh rrugëve
si kalorësi më i shpejtë.
Më i zoti i gjithë kalorësve
të kaptosh male, lumenj
që vetëm ti i sheh me sy.
Të çash si trim nëpër beteja
midis shpatash e hingëllimash
që i dëgjon veç veshi yt...
Vrapo, vrapo, o vogëlush,
më vonë do të vijë një ditë,
kur “kali” do të jetë thjesht degë,
“fusha e betejës” - një lëndinë,
“shpatat e tua” - copa druri... .
Vrapo, vrapo, o vogëlush!
Ndoc Papleka
loading...
Lexo edhe: