Imam Ibën Hazëm Dhahiriu, rahimehullah, thotë:
“Nëse habitesh me diturinë tënde dije se aty s’ke hise aspak, sepse është dhuratë e kulluar e Allahut, të cilën ta ka dhuruar Ai, andaj mos e përballë këtë dhuratë me gjëra që e hidhërojnë Atë, sepse mundet të shkaktojë që ta harrosh diturinë për shkak të ndonjë të mete me të cilën të sprovon Ai, e metë e cila shkakton harrimin e asaj që e ke mësuar dhe nxërë përmendsh.
Më ka treguar Abdul-Melik ibën Tarifi, i cili është prej dijetarëve, të mençurve, të matur, me besim të lartë dhe me hulumtime të sakta, kishte kujtesën e fuqishme, çdo gjë që dëgjonte, e mësonte përmendsh me herën e parë dhe nuk kishte nevojë për ta përsëritë. Një ditë hipi në anije dhe u përballua me trishtim të madh saqë e harroi të gjithë atë që e dinte dhe shumë iu dëmtua kujtesa, nuk i mbeti më ajo mençuri që kishte.
Edhe mua më goditi një sëmundje dhe kur u shërova më kishte shkuar ajo që kisha mësuar përmendsh, përveç një pakice të vogël. Pata nevojë për disa vite për ti kthyer sërish ato dituri.
Dije se shumë njerëz të kujdesshëm për dituri, që me seriozitet i jepen leximit, mësimeve dhe kërkimit, të ndodhë që Allahu të mos i furnizon me kuptim. Le ta di secili dijetar se po të ishte dituria me mund të tjerët do të ishin përmbi te. Nga e tërë kjo që thamë na bëhet e qartë se dituria është dhuratë prej Allahut. Andaj ç’farë hapësire ka këtu për tu habitur me diturinë që ka njeriu, këtu duhet manifestuar modestinë dhe falënderimin ndaj Allahut, duke e lutur t’ia shton të mirat dhe duke kërkuar strehim te Allahu që të mos i merret ajo”.
(Mudavatun-Nufus, fq. 68).
Burimi:Bekir Halimi
Lexo edhe:

loading...
Lexo edhe: