Skip to main content

Volteri. Filozof dhe shkrimtar i madh francez thotë per Profetin Muhamed dhe fene Islame

Volteri. Filozof dhe shkrimtar i madh francez thotë per Profetin Muhamed dhe fene Islame

“Feja me të cilën erdhi Muhammedi, pa dyshim është më e lartë se Krishterizmi. Besimtarët muslimanë nuk janë sprovuar me mosbesimin, me të cilin janë testuar të krishterët, të cilët, në fund, deklaruan: “Një Zot është në tresh, ndërsa trinia ka njësinë e njëshit”. Besimi në Një Zot të Vetëm, të Gjithëfuqishëm ka qenë në themel të Islamit. Ekzistimin e tij, Islami ia ka borxh liderit të tij dhe trimërisë së tij, ndërsa të

krishterët përdorën shpatën dhe zjarrin për përhapjen e fesë së tyre. O Zot, Zot i Madh! Sikur këta popuj të Evropës t’I merrnin si model muslimanët! Nuk ka dyshim që Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenë njeri vërtet I madh. Në gjirin e virtyteve të tij dhe personalitetit paradogmatik ka kultivuar gjenerata madhështore. Ai ka qenë shtetas i urtë dhe i drejtë, i cili deri në fund ka realizuar revolucionin më të madh në historinë e njerëzimit“.

“Luteri nuk është i denjë as t’ia zgjidhë lidhëzat e këpucëve Muhammedit“.

Ndërkaq, në Dictionnaire Philosophique, IV, f. 319, ai thotë: “Vëllait tim musliman do t’i thosha: Feja jote, më duket një fe shumë e respektuar. Ti adhuron vetëm një Zot. Çdo vit, je i detyruar të japësh, si zekat, një të dyzetën e të ardhurave dhe ditën e Bajramit të bësh paqe me armiqtë. Priftërinjtë tanë, që shpifin tërë botën, ndoshta një mijë herë thanë se feja jote zuri vend, sepse është një fe që u drejtohet plotësisht kënaqësive. Të gjithë këta të mjerë kanë gënjyer. Feja jote është shumë fisnike“.

Në “Fjalori Filozofik v. III”, kapitulli “Muslimanët”, Volteri thërret me nervozizëm: “Ju them përsëri, analfabetë të marrë, vetëm të paditurve mund t’u thuhet se feja islame është sensuale dhe epsharake;

për këtë, as që bëhet fjalë, ju kanë mashtruar sikurse edhe për shumë të tjera…

Lehtë është të shpifet, por unë e urrej shpifjen - thotë Volteri në fund të artikullit.

Pasaktësitë duhet vazhdimisht të përgënjeshtrohen, sepse edhe kur e hedhim poshtë një mashtrim, gjithnjë gjendet dikush që do të risjellë atë. Mund të shkruhen shumë libra voluminozë me intrigat e pavërteta, me të cilat janë sulmuar muslimanët. Çdo gjë që është thënë për muslimanët, deri më sot, duhet hedhur në zjarr“.

Shkeputur nga libri te tjeret per Islamin.

(sal-lAllahu 'alejhi ue selem)
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more