Skip to main content

Shtatë metoda për ruajtjen e namazit




1. Largimi nga mëkatet sa të kesh mundësi dhe përpjekja për të mos rënë në ato; e nëse të godet një gjendje e tillë kërko shumë istigfare-kërkim faljeje dhe pendohu.
2. Angazhimi në ndonjë punë shoqërore me anë të ndonjë vëllai/motre, në mësimin përmendësh të Kuranit, vijimin e ligjeratave islame apo çfarë do pune sheriatike që nuk bie ndesh me obligimet e tua shkollore, qoftë edhe vetëm një herë në javë.
3. Përkujdesja për faljen e namazeve vullnetare (nafile) sepse kjo është një nga faktorët më të rëndësishëm për rujatjen e namazeve obligative (farze). Disa dijetarë kanë thënë: lënia e suneteve është fillimi i lënies së namazeve obligative (farz).
4. Leximi rreth rëndësisë së namazit dhe shpërblimit të tij, njëherit edhe njohja me ndëshkimin për atë që e lë namazin dhe vonon atë nga koha e tij.
5. Gjithashtu, ajo që të ndihmon shumë është dashuria e madhe për Allahun dhe Muhammedin alejhi selam e kjo kërkon nga ti të njihesh me emrat e bukur të Allahut dhe cilësitë e Tij të larta, gjithashtu të njihesh me biografinë dhe virtytet e Muhamedit alejhi selam sepse zemra ndihmon trupin nëse mbushet me dashuri ndaj një pune.
6. Të përmendurit e Allahut zbut zemrën; bëje një orar për të thënë: Allahu Ekber, Subhanallah, Elhamdulilah, Lailahe ilallah etj., dhe për të dërguar salavate mbi Muhammedin, alejhi selam, me rëndësi të thuhet edhe nëse nuk e thua çdo herë.
7. Në fund, duaja-lutja e veçanërisht natën, që Allahu ta mundësojë realizimin e këtyre mirësive dhe ta lehtësojë nënshtrimin dhe dashurinë.
---------------------------------------------
Përktheu: Valdet Kamberi
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more