Namazi ilaç për shpirtin dhe pë trupin
Shfytëzojeni namazin si ilaç për shpirtin dhe për trupin. Namazi si ilaç përbëhet prej sunneteve, farzeve, son-sunneteve dhe vitrit. Përdoret për trajtimin e të gjitha formave të përtacisë dhe dembel-llëkut, mjekon zemrimin, hidhërimin, zilinë, prirjen për përgojim dhe bartjen e fjalëve të hujaja.
Para përdorimit të këtij ilaçi duhet të merrni abdes, ose nëse është e nevojshme edhe gusul. Ilaçi nuk vepron në qoftë se përdoret në gjendje gjunubllëku. Te përdoruesi i këtij ilaçi nuk janë vërejtur efekte negative anësore.
Ilaçi i quajtur NAMAZ është përcaktuar në Mi’raxh nga ana e All-llahut (xh. sh.)
Ilaçi ka fektin më të mirë nëse përdoret pesë herë në ditë në kohë të caktuar. Nuk lejohet ta lësh pasdore panevojë terapinë me këtë ilaç. Qëndrueshmëria e këtij ilaçi vazhdon deri në ditën e Gjykimit. Ilaçi ka shije të mirë, prandaj mund ta përdorin edhe fëmijët.
Terapia merret pesë herë në ditë...„O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me namaz“ (Kur'an-2: 153)
loading...
Lexo edhe: