Skip to main content

8 gënjeshtrat e nënës



Tregimi fillon me lindjen time. Isha fëmija i vetëm në një familje shumë të varfur, nuk kishim ushqim që do të na mjaftonte.

Nëse ndonjë ditë gjenim pak oriz ashtu që ta largojmë urine. Pasi e mbaroja pjesën time, nëna edhe pjesën e saj ma dhuronte mua, dhe thoshte: “O biri im! Haje këtë oriz sepse nuk jam e uritur.”
Kjo ishte gënjeshtra e parë e saj.

Kur u rrita pakë, nëna pasi mbaronte punët e shtëpisë dilte për të gjuajtur peshqi në lumin e vogël që ishte afër shtëpisë. Shpresonte që nëse ha peshk do t’më ndihmojë në zhvillimin tim.

Një herë me lejen e Allahut kishte nxënë dy peshqi. Shpejtoi për në shtëpi në mënyrë që t’i pergatisë; i vendosi para meje dhe unë fillova ta ha peshkun e parë dalë-ngadalë, ndërsa nëna ime hante atë që mbetej në mes të eshtrave. Mu rënqeth zemra dhe peshkun tjetër ia dhurova asaj.

Ma ktheu mbrapsht dhe më tha: “O biri im! Ha edhe këtë peshkun, a nuk e di se unë nuk i dua peshqit?!”
Kjo ishte gënjeshtra e dytë e saj.

U rrita dhe duhej që unë patjetër të shkoja në shkollë, por nuk kishim pasuri që t’i mbulojmë shpenzimet e shkollës. Nëna shkoi në treg dhe bëri marrëveshje me një tregtar të rrobave, që ajo të ecte shtëpi për shtëpi për të prezantuar mallin.
Një natë dimri u vonua nëna ime ndërsa unë po e prisja në shtëpi, dola ta kërkoj në rrugë afër lagjes, e gjeta duke bartur rrobat dhe duke trokitur shtëpi për shtëpi, e unë e thirra: “Oj nënë, eja të kthehemi në shtëpi sepse është bërë vonë dhe moti është i ftohët, ti nesër mundë ta vazhdosh punën qysh prej mëngjesit. Buzëqeshi nëna dhe më tha: “O biri im! Unë nuk jam e lodhur.”
Kjo ishte gënjshtra e tretë e saj.

Në shkollë kishim provim përfundimtar dhe nëna këmbënguli të vinte me mua. Hyra në provim e ajo qëndronte jasht duke më pritur mua, në nxehtin e madh. Kur cingërroi zilja dhe përfunduam, dola, ndërsa ajo më përqafoi fortë dhe me ngrohtësi, më pas më përgëzoi për suksese të mëtutjeshme.
Me vete kishte një lëng të cilin e ruante për mua kur të dal nga provimi, piva nga ajo dhe shuajta etjen, por nënës time i dilnin djersët në fytyrën e saj nga vapa e madhe, ia ofrova lëngun menjëherë dhe i thashë: “Pi oj nëna ime!” Ndërsa ajo ma ktheu: “O biri im! Pije ti se unë nuk jam e etur.”
Kjo ishte gënjeshtra e katërtë.

Pas vdekjes së babait tim, nëna ime jetoi si e vejë, dhe përgjegjësitë e shtëpisë ranë mbi atë, kështu që ajo duhej të sjellë të gjitha gjërat e nevojshme në shtëpi. Jeta u bë e vështirë dhe filluam të ndiejmë urinë.

Xhaxhai im ishte njeri i mirë dhe jetonte afër nesh, na sjellte ushqime me të cilin largonim urinë, e kur fqinjët tanë panë gjendjen tonë të vështirë që dita ditës po keqësohej, e këshilluan nënën time që të martohej me ndonjë burrë që do të shpenzonte për atë, por ajo u përgjigj: “Nuk kam nevojë për dashuri.”
Kjo ishte gënjeshtra e pestë

Kur mbarova studimet universitare, gjeta një punë të mirë deri diku, mendova se tash është koha që nëna ime të pushoj, e unë të marr mbi supe obligimet e familjes. Në atë kohë ajo nuk kishte shëndet të mirë që t’ia mundësonte asaj ecjen shtëpi për shtëpi, kështu filloi të shitte perime. I caktova një pjesë të rrogës sime vetëm e vetëm ta linte punën, refuzoi t’i marrë dhe tha: “O biri im! Ruaji paratë e tua, unë kam aq pasuri sa t’më mjaftoj!”
Kjo ishte gënjeshtra e gjashtë e saj.

Punoja dhe në të njejtën kohë regjistrova magjistraturën, vërtetë korra suksese dhe në të njejtën kohë mu ngrit paga e punës.

Firma në të cilën punoja ishte Gjermane, kështuqë më transferuan në degën kryesore të saj në Gjermani, u ndjeva shumë i lumtur.

Fillova të endërroj për fillim të mbarë dhe jetë të lumtur, pasi udhëtova dhe u vendova, i telefonova nënës time që të vinte të jetonte me mua, por ajo nuk donte t’më ngushtojë, dhe më tha: “O biri im! Unë nuk jam e mësuar të jetoj jetë me standard të lartë.”
Kjo ishte gënjshtra e shtatë e saj.

U plak nëna ime dhe atë e goditi sëmundja e kancerit në sy, dikush duhej të ishte afër saj që ta mjekoj, por mes meje dhe asaj kishte shtete. Lash çdo gjë dhe shkova ta vizitoj, ishte e shtrirë në shtrat pas kryerjes së operacionit. Kur më pa u mundua të buzëqesh, por zemra ime digjej pasi ajo ishte e dobësuar. Nuk ishte nëna ime që e njihja më parë, filluan të më rrjidhnin lotët ndërsa ajo mundohej të më qetësonte.

Më tha: “Mos qaj o biri im, unë nuk po ndiej dhimbje.”
Kjo ishte gënjeshtra e tetë e saj dhe e fundit…

Pasi ma tha këtë, ia mbylla sytë që më kurrë nuk i hapi.
Për çdo kend që ka një nënë gjallë: “Ruaje këtë dhunti të madhe para së të pikëllohesh për humbjen e saj…”
Për çdo kend që ka humbur nënën e tij: “Kujtoje çdo herë se sa shumë është lodhur ajo për ty. Mos e harro në lutjet e tua Allahu të meshiroft!”

Përshtati: Valdet Kamberi
Autor: Mustafa Ukad
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more