Ibrahim ibën Is-haku po kalonte një ditë nëpër tregun e Basrës e pasi ju mblodhën përreth disa njerëz e pyetën:
O Ibrahim pse lutjet tona nuk na pranohen?
Atëherë ai ju tha:
Për arsye se zemrat tuaja kanë vdekur në dhjetë gjëra:
1-E njohët Allahun por nuk ja dhatë të drejtat e Tij (hakun)
2-Pretenduat se e doni Profetin e Tij, sal-lallahu alejhi ue selem, por e anashkaluat synetin e tij
3-E lexuat Kuranin por nuk punuat me të.
4-Mirësitë e Zotit i hëngrët por nuk e falënderuar për to
5-Pranuat se shejtani është armik i juaji por prapë e dëgjuat atë.
6-Besuat se Xheneti është hak por nuk punuat për të
7-Pranuat se Xhehenemi është hak por nuk u ruajtët prej tij
8-Besuat se vdekja është hak por nuk u përgatitët për të.
9-Sapo të ngriteni nga gjumi filloni të merreni me mangësitë e të tjerëve duke harruar mangësitë tuaja.
10-I varrosni të vdekurit tuaj por nuk merrni mësim prej tyre.
Subhanallah, a thua këto këshilla vlejnë edhe për neve sot ?
Jam i bindur se po.
Përktheu:Lulzim Susuri
loading...
Lexo edhe: