Skip to main content

Çfarë lumturie këta dhe çfarë dëshpërimi për këta

Çfarë lumturie këta

Çfarë lumturie për:

-Ebu Bekrin, kënaqësia e Allahut qoftë me të, me ajetin: “E do të mbahet larg tij (zjarrit) më i devotshmi (që ruhet nga gjynahet), që e jep pasurinë e tij, duke pastruar veten.” (Lejl, 18-19)

-Umer b. Hatabin, kënaqësia e Allahut qoftë me të, me hadithin: “Kam parë një pallat të bardhë në xhenet. Pyeta: “Për kë është ky pallat?” Më është thënë: “Për Umer b. Hatabin.”

-Uthmanin, kënaqësia e Allahut qoftë me të, me lutjen e të Dërguarit të Allahut: “O Allah, fali Uthmanit mëkatet e mëparshme dhe të mëvonshmet!”

-Aliun, kënaqësia e Allahut qoftë me të, me fjalët e Profetit: “Një burrë që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe atë e do Allahu dhe i Dërguari i Tij.”

-Sa’d b. Muadhin, kënaqësia e Allahut qoftë me të, me fjalët e Profetit: “Është tronditur Arshi i Zotit me vdekjen e Sa’d b. Muadhit.”

-Handhalen, kënaqësia e Allahut qoftë me të: “E pastruan engjëjt e të Gjithëmëshirshmit.”



Çfarë dëshpërimi për këta



-Faraonin: “Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kiametit), do të thuhet: “Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!” (Gafir, 46)

-Karunin: “Ne bëmë që Karunin dhe shtëpinë e tij ti gëlltiste toka dhe askush nuk arriti që ta mbronte nga dënimi i Allahut, madje as ai vetë nuk mund ta mbronte veten.” (Kasas, 81)

-Velid b. Mugiren: “Prandaj, Unë do ta ngarkoj atë me dënime të rënda.” (Mudethir, 17)

-Umeje b. Halefin: “Mjerë për çdo përqeshës-shpifës.” (Humeze, 1)

-Ebu Lehebin: “Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftë në gjithçka.” (Mesed, 1)

-El As b. Vailin: “Kurrsesi! Ne do ta shënojmë atë që flet dhe do t’ia zgjasim vuajtjen.” (Merjem, 79)
------------------------------
Përgatiti: Almedin Ejupi
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more