Mbiemra të panyjshëm janë:
mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas,prishtinas,ferizajas, shkodran, korçar, vlonjat;
mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes;
të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës etj.
loading...
Lexo edhe: