Përcjell imam Ahmedi në Musned-in e tij nga Abdurrahman bin Aufi, se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Ajo grua që fal pesë(farze) të saj, agjëroi muajin e saj, e ruajti organin gjenital të saj dhe iu bind bashkëshortit, i thuhet: “Hyr në Xhenet, nga cila derë e tij të dëshirosh.”
Përgëzim me Xhenet, pra, për atë grua muslimane, nëse realizon këto katër punë që nuk e kalojnë numrin e gishtave të njërës dorë, duke iu thënë asaj në Ditën e Kijametit: “Hyr në Xhenet, nga cila derë e tij të dëshirosh.”
A nuk është me interes për çdo grua të mirë, që të tregojë kujdes për këto cilësi dhe morale të mira, duke qenë zbatuese dhe praktikuese e rregullt e tyre: falja e namazit, agjërimi i Ramazanit, ruajtja e ndershmërisë dhe ruajtja e detyrimeve ndaj burrit të saj?
E pas gjithë këtyre cilësive, vjen edhe premtimi i Allahut dhe shpërblimi i madh: ”Hyr në Xhenet nga cila derë e tij të dëshirosh.”
loading...
Lexo edhe: