Skip to main content

Eskili ky humbës i madh - Analiza

Eskili, ky humbës i madh – Ismail Kadare (analizë)

Vepra eseistike e Ismail Kadaresë “Eskili, ky humbës i madh”, së pari flet për fatin e hidhur të tragjedive të Eskilit e të vetë duke u përpjekur që pikërisht përmes fatit dhe figurës së tij ndonëse në një kohë më të largët ta rrënojë figurën e diktatorit Enver Hoxha dhe piramidën që kishte ndërtuar ai për 50 vite me radhë në Shqipëri dhe së dyti për afërsitë e grekëve me fqinjët e tyre të hershëm shqiptarë, në kuptimin e traditës.
Sipas Kadaresë, shumë nga zakonet tona, ndër to edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit burimin e kanë nga kanuni i lashtë grek ndonëse, sipas tij shqiptarët ishin ata që e ruajtën më me xhelozi atë kanun përshkak të rrethanave politike e historike në të cilat u gjendën shekuj me radhë.

Në fillim shkrimtari përshkruan se , si është Eskili, si është dhoma  e punës së tij. Shumë gjëra për të s`mund t`i dijë askush. Ai dilte në treg ose në vendin ku mblidheshin aktorët për të marrë të reja nga letërsia. Më pas ai u kthye në dhomën e punës ku kishte dëgjuar nja tridhjetë vargje të një poeme të lashtë; një poemë për tmerrin e vdekjes. Grekët kishin shumë gjëra, vend të bukur, klimë të mirë, ullinj, det, muzikë të mirë, filozofinë mitologjinë, tempujt etj. Tri kanë qenë mundësitë e letërsisë botërore lidhur me Eskilin: letërsia botërore pa Eskilin, me Eskilin dhe me Eskilin e plotë. Por, ai është një humbës i madh midis shkrimtarëve dhe njerëzve.

 Humbja është e tij dhe nuk mund të jetë i plotë pa të. Vepra e tij dhe ajo e vëllezërve të tij kanë qenë thërrime nga gostia e Homerit. Siç dihet tragjedia e ka zanafillën te festat dionistike. Poeti e ka marr si shembull kalbjen e të vdekurit në dhe. Kjo është si skena e parë e teatrit tragjik. Pastaj është edhe gjakmarrja, kur vrasësi ishte i detyruara të merrte pjesë në varrimin e viktimës dhe të ulej në shtëpi të hajë drekën. Pastaj vijnë përleshjet e popujve të vendeve e të qytetërimeve, luftërat e përgjakshme, krimi, hakmarrja etj. Eskili ka fituar dy ose tri herë në konkurset. Pastaj është larguar nga Athina për në Sicili për motive të panjohura, ku edhe vdiq 70 vjeçar.

Tekstet e Eskilit ishin tekste të vjetra, ku kishte plot gabime, fjalë të pandara nga njëra tjetra, pa shenja të pikësimit, vargjet janë të shkruara si në prozë etj. Botimi i dramave të Eskilit përfundoi me humbjen e shumicës së tyre. Këto ishin tragjeditë antike që kishin humbur. Pastaj Eskili iku nga Athina për disa arsye. Përmbledhja e Eskilit kishte shtatë tragjedi “Prometeu i mbërthyer”, “Persët”, “Të shtatët kundër Tebës”, trilogjinë “Orestia” dhe “Lutëset”. Këto janë vetëm tragjeditë që i kanë shpëtuar. Nga shtatë dramat që i kanë shpëtuar më e thjeshta është “Lutëset”. “Persët” është e vetmja dramë me subjekt bashkëkohor.

Vepra letrare e Kadaresë “Eskili, ky humbës i madh”, ndër të tjera e thekson rëndësinë e komunikimit ndërkulturor si një mundësi e mirë për t’i zbuluar dallimet dhe ngjashmëritë eventuale ndërmjet popujve dhe kulturave të tyre. Si e tillë ajo korrespondon jo vetëm me njohjen e thellë me të cilën disponon Kadare për letërsinë dhe kulturën shqiptare, por edhe më gjerë. Prandaj, ajo meriton ti kushtohet një vëmendje serioze dhe të studiohet gjithnjë në planin krahasimtar.
Ketu mund te gjeni analizen e vepres Eskili ky humbës i madh - Analiza, referati i vepres eskili ky humbes i madh,eskili vepra ky humbes i madh, komente, kritika,analiza letrare,Ismail Kadare
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more