Kjo poezi mbahet si një nga kryeveprat e Zef Serembes.
Titulli i kësaj poezie "Elegji" është dhënë më shumë me kuptimin e vjetër të kësaj fjale (vepër poetike me karakter moral e sentimental),se sa me kuptimin që ka marrë më pas ,si vepër kushtuar të vdekurit apo të vdekurëve.
Kjo poezi ështe shkruar me varg 10- rrokesh,duke vazhduar në pjesën e fundit me varg 11-rrokësh.
Poeti Zef Serembe si një romantik i mirëfilltë,jeton me kujtime të përmalluara,ndryshe nga çdo të vepronte një njeri tjetër,që e shikon jetën në mënyrë të qetë e të ftohtë.
-Si romantik, Zef Serembe e ndjen veten të shkrirë me natyrën që e rrethon.Kjo natyre behet shpesh shpjeguese e gjendjes së tij shpirtërore,qofte me paralelizmin,qoftë me kontrastin e saj.
Figura e së dashurës në këtë poezi zë një vend të rëndësishem.Pjesa e poezise qe prek apo flet për dashurine është një nga pjesët më të ndjera të saj.Ajo lë gjurmë të pashlyera në zemrën e në mendjen e Zef Serembes.
Temat kryesore ,për të cilat meditohet në poezinë "Elegji",janë ajo e jetës në përgjithesi, i jetës së Zef Serembes ,e jetës së bashkëfshatareve të tij,lumturisë,dashurisë,atdheut të roberuar.
Poeti sheh rreth vetes vetëm dhimbje ,ndonëse nuk e ka humbur shpresen plotësisht.
Kjo eshte nje analize apo referat ose koment per poezine elegji nga Zef Serembe.Poezia Elegji nga Zef Serembe Koment
loading...
Lexo edhe: