Skip to main content

Disa fshehtësi të besimit në Një Zot


Zemra kurrë nuk drejtohet apo qetësohet përveç nëse e arrin afërsinë me Allahun. Gjithçka duhet ta duam dhe urrejmë për hir të Allahut. Kush dëshiron, dhe i bindet tjetërkujt në vend të Allahut, do të jetë e kotë, ndërsa kush dëshiron, frikësohet dhe lyp për hir të Allahut, ai do t’i fitojë bekimet e Tij, kënaqësinë dhe lumturinë e përhershmë.

Njerëzimi gjithmonë është konfuz mes urdhëresave dhe ndalesave. Ai është vazhdimisht nevojtar dhe është i detyruar të kërkojë ndihmë gjatë urdhëresave dhe gjatë fatkeqësive ka nevojë për mirësi dhe nder. Nderi që do t’i bëhet gjatë fatkeqësisë së tij varet nga mënyra se si i ka përmbushur urdhëresat. Nëse ai i kryen urdhëresat haptas apo fshehtas, gjithashtu do t’i bëhet nder haptas dhe fshehtas. Por nëse ai i zbaton urdhrat para njerëzve ndërsa kur është vetëm nuk i kryen ato, atij do t’i bëhet nder para njerëzve ndërsa brenda tij do të jetë i zvogëluar.

Nderi që i bëhet njeriut brenda vetes, gjatë fatkeqësive është qetësia, rehatia dhe nuk ndjehet i brengosur, konfuz apo i pakënaqur. Njeriu duhet t’i nënshtrohet Allahut me përulje duke e kërkuar Atë me gjithë zemër, të përmallohet për Të me shpirt dhe të mendoj vazhdimisht më shumë rreth të mirave dhe nderit që Ai ia ka dhënë se sa për pikëllimin. Ai nuk medon për pikëllimin pasi ai e di se Allahu ka bërë zgjedhjen më të mirë për të dhe ai është një rob i thjeshtë i Allahut dhe qëndron nën vendimet e Tij, qoftë i kënaqur apo jo. Nëse ai është i kënaqur me vendimin e Allahut, do të ndjejë kënaqësi, por nëse ndjehet i pakënaqur do të fitojë pakënaqësinë e Allahut. Kjo është mirësia e cila është një pemë e fshehur brenda njeriut dhe është një lloj ndriçimi sekret ndikimi i të cilit ose rritet ose zvogëlohet.

Shkeputur nga libri “Thesari i Urtesive te Perjetshme”.
Autor Ibn Kajim el-Xheuzi.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more