Skip to main content

Letërsia është religjioni im


Letërsia është religjioni im 


       Poet, dramaturg dhe studiues, Ag Apolloni (1982), ka diplomuar në Degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve dhe në Degën e Letërsisë shqipe në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, në të cilin i ka mbaruar edhe studimet master dhe vazhdon studimet e doktoratës. Nga viti 2008 është pjesë e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës, ku aktualisht është asistent i Letërsisë botërore në Degën e Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë. Gjithashtu, është  kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e Re”. Në këta tre vjetët e fundit erdhi me tri vepra letrare zhanresh dhe interesimesh të ndryshme: “Zomb”, “Drama” (Stefani, Halloween, Judita, Mat) dhe “Parabola postmoderne”. Këtë vit, monodrama “Stefani” (Stefan, Die Geschichte eines Augensammlers) është botuar në gjermanisht (Austri). Gjithashtu, ka botuar shkrime të ndryshme nëpër revista shkencore e letrare në gjuhë shqipe, gjermane, italiane e boshnjake. Është anëtar i PEN Qendrës së Kosovës dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. 


Nacional: Librat tuaj të lartpërmendur tërhoqën vëmendjen e lexuesve dhe të kritikës. Për librin e parë, vëllimin poetik “Zomb”  u lauruat me çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin më të mirë me poezi për vitin 2009. Unë do t’u pyesja: Pse shkruan Ag Apolloni?
Ag Apolloni: Shkruaj, sepse harroj. Sikur të arrija t'i mbaja mend të gjitha poezitë e "Zombit", ndoshta nuk do t'i shkruaja, por do t'i këndoja si Homeri saherë të më këndohej. Dramat i shkruaj, sepse aktorët duhet t'i mësojnë përmendësh, jo unë. Kurse, studimet i shkruaj, sepse dua ta liroj trurin sa më shpejt prej tyre. Gjithashtu, unë shkruaj, sepse i besoj letërsisë, letërsia është religjioni im. 

Nacional: Ku e gjen veten më shumë Ag Apolloni: në poezi, në dramë apo në studimin e letërsisë?
Ag Apolloni: Poezia, drama e proza janë vokacioni im, studimi është thjesht pjesë e profesionit dhe derisa është i tillë, studimi tek unë është në plan të dytë. Dikush që punon në fakultet dhe nuk shkruan studime, çfarë dreqin mund t'u thotë studentëve! Derisa në studime mundohem të mbaj kontakt me teoritë më të reja perëndimore, në fiksion nuk e kam ankthin e mbajtjes së hapit me të tjerët, nuk vrapoj pas modës, shkruaj ashtu si ma thotë shpirti, e jo si më thonë teoricienët. Pra, veten e gjej aty ku vihem në kërkim të vetvetes, në fiksion. Duke krijuar një vepër, duke krijuar personazhe, krijoj vetveten. Kështu, natyrshëm procesi i krijimit tek unë merr një kuptim të vetë-perfeksionimit. Në poezi më duket sikur jam një i vdekur që kërkon shpirtin e tij, kurse në dramë e ndjej veten si magjistar që ndjenjat personale i transformon në veprime impersonale. Për mua, shumica e karaktereve të dramave janë avatara budiste, trupa ku riinkarnohet, apo strehohet shpirti i autorit. Në këto procese magjie, me efekte transilvanike, studimet i bëj vetëm sa për t'u dukur njeri, përndryshe do të dukesha si dikush nga fisi i fantazmave. 


Nacional: Shikuar studimet e kohëve të fundit, them kushtimisht, grupe autorësh të orientuar në “klane”, që mendojnë dhe gjykojnë njësoj, shkruajnë vetëm për një rreth të caktuar autorësh (shokë të grupit përkatës), duke mos u ndalur te krijues të qarqeve të tjera, madje as duke i konsultuar ata si literaturë. Pse ndodh kështu te ne?
Ag Apolloni: Ah, kjo është sëmundje e trashëguar nga komunizmi: kush nuk ka librezë të Partisë, nuk është shkrimtar! Pas komunizmit kjo sëmundje e Shqipërisë bartet në Kosovë, ku një klan studiuesish studiojnë vetëm autorët e një partie. Është e çuditshme, madje e pabesueshme, që gjatë studimeve të mia në Degën e Letërsisë, asnjë orë nuk është mbajtur për veprën e Ismail Kadaresë, ndërsa janë mbajtur semestra të veçantë për autorë në vlerat e të cilëve unë dyshoj fort. Dy shkrimtarët më të sulmuar, më të stigmatizuar dhe më të urryer gjatë studimeve të mia kanë qenë Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare. Si reagim ndaj kësaj kryqëzate akademike, unë kam magjistruar me një temë për Qosjen dhe po doktoroj me një temë për Kadarenë. Shpresoj ta fitoj këtë betejë, ndryshe do të jem i treti në kryq. 


Nacional: Libri juaj “Parabola postmoderne”, është vlerësuar si një studim mjaft i rëndësishëm dhe që veprës në fjalë i qaset me përkushtimin e një studiuesi të pasionuar.  A  ka mbetur diç pa thënë për romanet e Rexhep Qosjes?
Ag Apolloni: "Parabolën postmoderne" nuk e konsideroj libër shterrues, por libër rehabilitues, i cili duke iu kundërvënë kursit të një kuazikritike, sjell një informacion mbi postmodernizmin botëror dhe shqiptar, si dhe gjykon, e nuk paragjykon, një shkrimtar të mirëfilltë. Në këtë studim analizohen katër romane që e vënë nën hije gjithë prozën tjetër të Kosovës. 


Nacional: Cili është vendi i shkrimtarit në shoqërinë kosovare sot?
Ag Apolloni: Shkrimtari sot është delja e zezë, është ai i injoruari, ai i varfri, ai që s'di e s'do ta vjedhë atdheun e vet. Edhe kështu i veçuar, i harruar, shkrimtari duhet të ndihet rehat, se kur idiotët mblidhen në qendër, të mençurit gjithmonë dalin në margjina. 


Nacional: Ç'të reja ka sot në letërsinë shqipe dhe çka i mungon asaj?
Ag Apolloni: Letërsia shqipe sot është e hapur ndaj botës, por ajo tash ka mungesë të autorëve të mëdhenj. Në Kosovë dhe në Shqipëri kurrë më shumë se sot nuk është vërejtur mungesa e individualiteteve të letërsisë. Nuk flas për dramën, se atë e kemi pasur gjithmonë "llom", por mjafton të shikohet poezia e proza për të parë sa shterpe dhe skematike është kjo letërsi. Shumica e poetëve janë epigonë të neveritshëm të poetëve të shekullit të kaluar. Proza e re nuk ka sjellë shumë individualitete, madje shumica nuk dinë as drejtshkrimin. Derisa në Kosovë prozatorët e rinj ende nuk janë kristalizuar, në Shqipëri ka emra që meritojnë respekt. 


Nacional: Sa po bën shteti i Kosovës për letërsinë dhe artet në përgjithësi?
Ag Apolloni: Shteti kujdeset që të konsumojmë prodhime vendore, edhe atëherë kur na prishet barku prej tyre, por nuk e ka dertin e letërsisë. Unë do të doja, madje do të lutesha, që shteti ta përkrahte kinematografinë, që është një art shumë i kushtueshëm e që do ta nderonte shtetin me pjesëmarrje në festivale botërore. Sa për letërsinë, mendoj që njerëzit e politikës kanë një inat me të. Letërsia është opozitë ndaj pushtetit, ajo është opozitë edhe ndaj opozitës. Politika e di këtë fakt, prandaj edhe nuk e përkrah letërsinë. Edhe pse thonë se shpresa vdes e fundit, unë e ndjej se tashmë jam kthyer nga varrimi i saj. 


Nacional: Në këta dy-tre vjetët e fundit jeni edhe kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re” e cila për gjashtëdhjetë vjet qe shkollë superiore për krijuesit në Kosovë, duke paraqitur krijimtarinë origjinale në radhë të parë. Mendoj, që kohëve të fundit në këtë revistë më shumë po gjejnë vend shkrimet e autorëve botërore së sa ata shqiptarë. Si e shpjegoni këtë?
Ag Apolloni: Thjesht, sepse mendoj që bota është më e madhe se Kosova dhe se shkrimtarët botërorë janë më të mirë se shkrimtarët shqiptarë. Në fakt, "Jeta e Re", si revistë letrare me traditë mbi 60-vjeçare, sot është më gjithpërfshirëse se përpara, meqë në njërën anë prezanton autorët shqiptarë nga të gjitha vendet e botës, kurse, në anën tjetër, boton shkrime teorike e fiksionale të autorëve të Ballkanit e të botës. Një përfshirje të tillë ajo kurrë nuk e ka pasur! Shkrime enkas për të na kanë dërguar autorë shqiptarë e joshqiptarë, kurse një intervistë enkas për lexuesit e saj e ka dhënë shkrimtari Ismail Kadare, intervistë kjo që do të botohet në numrin e radhës, që është numër special.

shkrim nga Ag Apolloni,Ag Apolloni interviste,intervista
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more