Skip to main content

Bedri Hysa - biografia dhe bibliografia


Bedri Hysa, bedri hysa,biografia,jeta


Bedri Hysa (1935) u lind në Mitrovicë në një familje të ardhur nga Stagova e Kaçanikut.

Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Kaçanik, kurse studimet për Gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Ka qenë drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Ka botuar pesëmbëdhjetë libra me poezi dhe një monografi për Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Poezia e tij është përkthyer në: anglisht, turqisht, arabisht, polonisht, rumunisht, maqedonisht, sllovenisht, serbokroatisht etj.; është përfaqësuar në shumë antologji shqipe dhe është bërë objekt studimi nga kritikë të ndryshëm, kurse parathënie dhe pasthënie për librat e tij kanë shkruar edhe: Dr. Ibrahim Rugova (parathënie për librin në serbokroatisht “Shprushja e kohës”), Dr. Ag Apolloni (pasthënie për librin “Te(k)st(l)ament”) dhe Dr. Sali Bashota (parathënie për librin me poezi të përzgjedhura “Vetëtin njeriu”).

Nga kritika shqiptare poezia e Bedri Hysës është vlerësuar si poezi e veçantë dhe me stil unik në kuadër të letërsisë bashkëkohore shqipe.


BIBLIOGRAFIA

1. Bedri Hysa, Duke kërkuar njerinë (poezi), Prishtinë, Rilindja, 1973
2. Bedri Hysa, Erë në erë (poezi), Prishtinë, Rilindja, 1975
3. Bedri Hysa, Myshqe (poezi), Prishtinë, Rilindja, 1977
4. Bedri Hysa, Paskajore (poezi), Prishtinë, Rilindja, 1980
5. Bedri Hysa, Shekullore (poezi), Prishtinë, Rilindja, 1985
6. Bedri Hysa, Pikë e pesë (poezi), Prishtinë, Rilindja, 1987
7. Bedri Hysa, Kohë Kosove (poezi), Prishtinë, Rilindja, 1991
8. Bedri Hysa, Këtu është Troja (poezi), Prishtinë, Rilindja, 1994
9. Bedri Hysa, Në mes fjala e bekuar (poezi), Prishtinë, Rozafa, 2000
10. Bedri Hysa, Maja (poezi), Prishtinë, Rilindja, 2002
11. Bedri Hysa, Sizif a je shqiptar (poezi), Prishtinë, Faik Konica, 2004
12. Bedri Hysa, Orë e mirë (poezi), Prishtinë, Faik Konica, 2006
13. Bedri Hysa, (S)a je njeri (poezi), Prishtinë, Faik Konica, 2007
14. Bedri Hysa, Te(k)st(l)ament (poezi), Prishtinë, Faik Konica, 2009
15. Bedri Hysa, Tempulli i librit (monografi), Prishtinë, BKUK, 2009
16. Bedri Hysa, Shoka e ylberit (poezi), Prishtinë, 2012

Bedri Hysa krijimtaria letrare,veprat letrare,poezi,Bedri Hysa vepra nga Bedri Hysa,Bedri Hysa shqip,Bedri Hysa,krijimtaria letrare e Bedri Hyses,biografia,jeta dhe vepra
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more