Posa të zbardhë drita
I marr librat me nxitim
Nisem për në shkollën time
që më jep dije dhe mësim
Plot hare, plot gaz lumnije
Daja Dinë me zile thërret
Të gjithë rrokemi për dore
Hyjmë në klasën që na pret
Marrim këngën më të bukur
Presim mësuesin me ardhë
Lum e lum, oj shkolla ime
Ti për ne je fat i bardhë.
vjersha,vjershe,poezi,poezia,per,poezite,vargje,vargje per,poezi per.vjersha per femije,vjersha per fmije,shkolla ime,shkollen time,shkollat,shkollen,shkolle
loading...
Lexo edhe: