Skip to main content

Lëngu trunoshpinor



Vëllimi i likuorit është rreth 140 mL, kurse vëllimi i tij ndërrohet 3 deri 4 herë në ditë. 

Likuori reabsorbohet nga hapësira subarahnoidale në sistemin venoz në rajonin e palëve të arahnoidesë përgjatë sinusit të dura mater me mekanizmin e bollshëm të bartjes vakuolare (angl. bulk flow). 

Mekanizmat vepruesë ndajnë likuorin nga gjaku (bariera hemato-likuorike) dhe e mbajnë përbërjen e tij biokimike të përhershme.

Në likuor gjenden substancat me prejardhje hematogjene dhe nga truri. 

Në kushtet normale fiziologjike elektrolitet dhe substancat me masë të vogël molekulare me mekanizma të ndryshme relativisht lehtë kalojnë nëpër barierën hematolikuorike, kurse përfaqësimi i makromolekulave dhe qelizave është dukshëm më i ulët. 

Përqëndrimet më të larta të disbashkëdyzimeve në likuor sesa në plazmë sugjerojnë në
përqëndrimin e tyre aktiv në qelizat e pleksus korioideusit apo në prejardhjen e tyre nga truri.
 
Likuori është lëng i kthjellët dhe i pangjyrë me peshë specifike prej 1.00 - 1,009, pH rreth 7,3. 

Numri i gjithmbarshëm i qelizave në likuorin lumbal është 0 - 5 në 1 mm3; prej këtyre 70 - 100% janë limfocite dhe 0-30% monocite. 

Në kushtet normale fiziologjike këto qeliza kanë prejardhje hematogjene, gjegjësisht në likuor kanë ardhur me lëvizje ekstravaskulare prej gjakut në hapësirën meningjale; aty
ato ndalen, ndahen shumë ngadale e ndonjë del në likuor.
 
Përqëndrimi i proteinave në likuorin normal është shumë i ulët rreth 250 herë më i ulët sesa ai në plazmë). 

Kjo është pasojë e kalimit të vështirësuar të makromolekulave nëpër barierën e shëndoshë hemato-encefalike. 

Në kushtet normale fiziologjike kjo barierë mund të “njeh” makromolekulat dhe
sipas masës së tyre molekulare (vëllimi hidrodinamik) gjegjësisht vepron si sitë. 

Për këtë arsye, përqindja relative e frakcionit γ−globulinik në elferogram (kurba elektroforetike) të proteinave të likuorit është shumë më e ulët sesa në serum.
 
Imunoglobulinat në likuorin normal janë me prejardhje hematogjene dhe nuk ekziston sinteza e tyre intratekale.
 
Konsiderohet se 95% të proteinave të gjithëmbarshme të likuorit normal janë me prejardhje hematogjene; përqëndrimet e tyre në likuor, në të shumtën janë të varshme nga përqëndrimet në plazmë. 

Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,lengu cerebrospinal,lengu trunoshpinor,leng trunoshpinor,lengu cerebrospinal,sa eshte vellimi i lengut trunoshpinor,sa eshte sasia e lengut trunoshpinor
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more