Skip to main content

Çka është vdekja ?

1. Ndalimi i veprimtarisë jetësore të organizmit të njeriut, ndërprerja përgjithnjë e shkëmbimit biologjik të lëndëve në organizëm a në një pjesë të tij; mbarim a fundi i jetës së njeriut. Vdekje klinike (fiziologjike, natyrore). Vdekje e papritur
(e parakohshme). Vdekje e hidhur (e rëndë, tragjike). Vdekja e një indi (e një qelize). Grahmat (ngërçet) e vdekjes. Në shtratin e vdekjes. Shkaku i vdekjes. Rrezik vdekjeje! U botua pas vdekjes. Sjell (shkakton) vdekjen; I erdhi vdekja. Gjeti vdekjen vdiq.
E pret vdekja. Gjumi është vëllai i vdekjes. fj.u.
 
2. Dënimi me vrasje a me varje. E dënuan me vdekje.
 
3. bised. Çdo rast kur dikush vdes. Numri i vdekjeve. Vdekjet dhe lindjet. Shkoi për ngushëllim në një vdekje. Vdekjet janë më të pakta se lindjet. S'pati asnjë vdekje.
 
4. Dhënia e jetës, flijimi i jetës për një çështje të lartë. Vdekje heroike. Vdekja për atdhe.
 
5. Vrasje e shkatërrim; asgjësimi i jetës njerëzore. Kampi nazist i vdekjes. Fashistët kudo sillnin (mbillnin) vdekjen.
 
6. fig. Fundi, mbarimi a shkatërrimi i dikujt ose i diçkaje. Vdekje fashizmit! Vdekje kapitalizmit! Vdekje tiranit!
* Deri në vdekje deri në fund të jetës; përgjithnjë. Për vdekje
a) i papajtueshëm; i betuar (për armikun);
b) jashtëzakonisht, shumë, tepër (kur urrejmë dikë, kur zemërohemi me dikë etj.);
c) shumë rëndë (kur lodhemi shumë); pa shërim (kur sëmuret dikush). Si vdekja me çdo kusht; patjetër, domosdo (për diçka që do ta bëjmë a që pritet të ndodhë). Gjumi i vdekjes humbja e ndjenjave dhe rënia e njeriut si në gjumë para vdekjes. E kam vdekje dikë a diçka më mërzit shumë, nuk e duroj dot, e urrej; nuk e shoh dot me sy. Për jetë a për vdekje shih te JET/Ë,~A 2. Në kthetrat e vdekjes në çastet e fundit të jetës; në
shkatërrim e sipër. I ruhet si vdekjes ka shumë frikë nga diçka a nga dikush, trembet shumë. E bën vdekjen si të lindë nuk i trembet vdekjes, është trim. I ra çehrja e vdekjes u zverdh, u zbeh shumë, u bë baltë në fytyrë.
Ra kambana (ora) e vdekjes për dikë a për diçka i erdhi fundi, i erdhi shkatërrimi. Çështje jete a vdekjeje shih te JET/Ë,~A. I dolën djersët e vdekjes
(e mortjes) shih te MORTJ/E,~A. Fle gjumin e vdekjes (gjumin e madh, të madhin) euf., mospërf. shih te FLE. Është në fill të vdekjes është në buzë të varrit. Është (përpëlitet) në shtratin e vdekjes është duke vdekur; është në shkatërrim e sipër, i erdhi fundi. Hedh vallen e vdekjes është në çastet e fundit të jetës, është në kthetrat e vdekjes; është në shkatërrim e sipër, i erdhi fundi. E ka vdekjen për sy shih te SY,~RI. E pa
vdekjen me sy shih te SHOH. Vajti (shkoi) në fill të vdekjes sa s'vdiq. Vdekja e zezë mjek epidemia e murtajës që shpërtheu në Evropë në shekullin e katërmbëdhjetë; murtajë.

Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,vdekja,vdekje,vdekjet,vdek,vdes
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more