1. Titull i monarkut në disa vende feudale e borgjeze, që trashëgohet nga pasardhësit; ai që mban këtë titull. Kurora e mbretit. Froni i mbretit. Pallati i mbretit. U bë mbret.
2. fig. Monopolist i fuqishëm që sundon në një fushë të rëndësishme të industrisë a të tregtisë. Mbret i naftës (i çelikut, i makinave). Mbretërit e pakurorëzuar të Amerikës.
3. fig. Ai që shquhet për fuqi trupore ose për veti të tjera në llojin e vet; ai që qëndron mbi të tjerët (për kafshë, pemë etj.). Mbreti i kafshëve luani. Mbreti i shpendëve shqiponja. Mbreti i pemëve rrushi. Mbreti i luleve trëndafili.
4. shah. Figura kryesore në lojën e shahut. Mbreti i bardhë (i zi). Lëviz mbretin.
5. letr. Një nga letrat kryesore në lojën e letrave, që ka një figurë burri me kurorë në kokë; plaku, prifti. Mbreti kupë (spathi, maç, karo).
* Përralla me mbret mospërf. gjepura, dokrra. I ndërron si mbreti gratë keq., thjeshtligj. i ndërron shpesh gjërat që ka.
Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,mbreti,mbret,mreti,mret
loading...
Lexo edhe: