1. usht. Ushtarak që merret me organizimin, me drejtimin dhe me përgatitjen luftarake të një njësie ushtarake; ushtaraku që komandon një njësi a një repart në luftë, trupat në një parade etj. Komandanti i skuadrës (i togës, i kompanisë). Komandanti i garnizonit. Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Detyra e komandantit.
2. Nxënës që është zgjedhur në krye të një skuadre, të një kompanie a të një çete pionierësh. Komandanti i çetës së pionierëve.
3. Ai që drejton punën e një njësie me organizim të brendshëm të ngjashëm me atë të ushtrisë (brigadën e vullnetarëve në një aksion për ndërtimin e vendit etj.). Komandant i brigadës së vullnetarëve.
4. bised., keq. Ai që ka dëshirë të japë urdhra dhe kërkon që të tjerët t'u binden këtyre patjetër, ai që e heq veten si kryetar e përgjegjës. Na u bë komandant!
Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,komandant,komandanti,komandantet
loading...
Lexo edhe: