Skip to main content

Çka është burimi ?

1. Ujë që del vetë nga thellësia në sipërfaqe të tokës, gurrë; vendi ku del ky ujë. Burim i kulluar (i ftohtë). Burim i nxehtë (termal, mineral). Burimi i fshatit. Ujë burimi. Vend (mal) me burime. Burimin e mirë e ke edhe në thatësirë. fj.u.
 
2. Vendi ku zë fill një vijë uji, një përrua a një lumë; amë. Burimi i lumit (i një përroi). Burimi i Drinit (i Shkumbinit...). Ç'ujë ka lumi në burim atë ka edhe në grykë. fj.u.
 
3. Vend ku nxirret një lëndë e parë si nafta, bitumi, gazi ose ndonjë lëndë tjetër; vendburim. Burim nafte (gazi).
 
4. Fusha, lënda a sendi nga nxirret diçka e nevojshme për jetën; ajo që shërben si bazë për të nxjerrë diçka tjetër të dobishme. Burime natyrore. Burim lëndësh të para. Burim ushqimesh. Burim të ardhurash. Burim jetese. Burim begatie.
 
5. Lëndë ose send që lëshon nxehtësi, dritë, rreze, energji etj.; vatër që rrezaton dritë, jep nxehtësi etj. Burim ushqyes. Burim nxehtësie (ngrohtësie). Burim drite (rrezatimi).
 
6. Njeri a zyrë që jep një lajm, një njoftim a një të dhënë tjetër; ai, nga i cili ka dalë një e dhënë. Burim zyrtar. Burime diplomatike. Burime të sigurta (të rëndësishme). Burim i brendshëm (i jashtëm). Burime të huaja.
 
7. kryes. sh. Dokumente origjinale, letra, relacione, mbishkrime etj., nga nxirren të dhëna për të bërë studime të caktuara. Burime historike. Burime gojore (të shkruara). Burime arkivore (dokumentare). Burime vendëse (të huaja). Burime antike (mesjetare). Burimet shqiptare. Burimet osmane.
 
8. Pikënisja, zanafilla e diçkaje; baza për lindjen e diçkaje; prejardhja e diçkaje. Burimi i një fjale. Burim mikrobesh (sëmundjesh).
 
9. fig. Shkaku a shtysa që sjell diçka, sendi a dukuria që ngjall a që nxit një ndjenjë, që sjell një pasojë etj. Burim force (frymëzimi, kënaqësie, gëzimi). Burim luftërash. Burim të këqijash.
 
10. përd. ndajf. Çurg, rrëke. I shkonte gjaku (djersa) burim. I vinin lotët burim.
* Bëhet burim (i pashtershëm) prodhon a jep shumë e vazhdimisht. Është burim i pashtershëm a) di shumë, ka njohuri e dije të gjera për shumë çështje a për shumë fusha; b) ka pasuri të madhe, është shumë i pasur, s'i mbarojnë kurrë mjetet e mundësitë. I ka burimet të thella a) nuk dihet se cili është shkaku i diçkaje, është shumë vështirë ta gjesh shkakun a fillin e diçkaje; b) është shumë vështirë ta gjesh se kush e përkrah a kush e nxit dikë, se ku mbështetet e ku e ka fuqinë. Ka
pirë ujë në shumë burime (kroje) shih tek UJ/Ë,~I.

burimi shqip,cfare eshte burimi,ceshte burimi,qka eshte burimi,burimi ne shqip
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more