Papërsosmëritë e analizuara deri tani si papërsosmëri mikroekonomike të tregut, lidhen me alokimin jo optimal të burimeve ose me shpërndarjen jo të drejtë të produkteve të prodhuara. Në të dy rastet supozohej se ekonomia ndodhej në kufirin e mundësive të prodhimit. Por a është ky supozim realist? A është “dora e padukshme” e tregut e aftë për të siguruar përdorimin e plotë të burimeve dhe krahas me këtë, edhe stabilitet çmimesh? Të dhënat statistikore mbi zhvillimin ekonomik të vendeve me ekonomi tregu provojmë se rritja ekonomike bëhet përmes luhatjeve ciklike dhe se inflacioni jo rrallë është bërë problem shqetësues për këto vende. Papunësia, që rezulton nga mospërdorimi i plotë i burimeve, dhe inflacioni përbëjnë dy nga “dështimet” kryesore makroekonomike të tregut dhe përballimi i tyre kërkon ndërhyrjen e shtetit me anë të politikave përkatëse.
Lexo edhe:
loading...
Lexo edhe: