Skip to main content

Çka dini për “Alokimi (përndarja) optimal i burimeve”?

Alokimi optimal i burimeve nënkupton arritjen e pikës më të dëshirueshme në kurbën e mundësive të prodhimit (KMP). Teoria mikroekonomike argumenton se maksimizimi i mirëqenies sociale (komunitare) arrihet pikërisht në pikën tangenciale të kurbës së mundësive të prodhimit me kurbën më të lartë të arritshme komunitare të indiferencës. Një kurbë komunitare indiference ndryshon nga një kurbë individuale indiference pikërisht nga fakti se e para shpreh preferencat e një komuniteti, ndërsa e dyta, preferencat e një individi. Tangencialiteti i kurbës KMP me një kurbë komunitare indiference, nënkupton që norma marxhinale e transformimit (MRT) të jetë e barabartë me normën marxhinale të zëvendësimit (MRS). Ekzistenca e papërsosmërive të tregut nënkupton që forcat e kërkesës dhe të ofertës nuk çojnë në pikën e ekuilibrit komunitar, pra në pikën e KMP ku maksimizohet mirëqenia komunitare. Kjo do të thotë se për të arritur në këtë pikë ekuilibri, nevojitet ndërhyrja qeveritare. Burimet e dështimeve të tregut për një alokim optimal burimesh lidhen me natyrën e mallrave të caktuara dhe strukturën e tregjeve të caktuara. Le të shohim disa prej këtyre burimeve:

Të mirat publike – një e mirë, konsumi i së cilës nga një person përjashton konsumin e saj nga persona të tjerë, quhet e mirë private. Në analizën e mekanizmit të tregut kemi patur parasysh pikërisht të mirat private. Funksionimi efiçent i mekanizmit të çmimeve, dmth kryerja e rolit informues dhe atij alokativ të çmimeve, nënkupton që përfitimet nga konsumi i një të mirë të veçantë të jenë të mundshme vetëm për ata individë që e blejnë atë mall apo shërbim. Pra, nënkupton që kjo e mirë të jetë e mirë private. Një e mirë, konsumi i së cilës nga një person nuk përjashton konsumin e saj nga persona të tjerë, quhet e mirë publike. Me të mirat publike lidhet ngushtësisht dukuria e “kalorësit të lirë”. “Kalorës i lirë” quhet individi që nxjerr përfitime direkte nga blerja apo konsumi i një të mire nga dikush tjetër. Përderisa është e mundur që nga të mirat publike të përfitohet pa paguar për to, do të duhej që të mirat e këtij lloji të mos bëhen objekte “të lira” tregu sikurse të mirat private. Përndryshe do të kishim një mungesë totale të këtyre të mirave, ose të paktën një reduktim të konsiderueshëm të tyre. Tregu në vetvete priret të reduktojë prodhimin e të mirave publike dhe të shtojë prodhimin e të mirave private.

Eksternalitetet – kostoja sociale, dmth kostoja që përballon shoqëria, është më e lartë se kostoja private, e konsumit apo prodhimit të të mirës përkatëse. Eksternalitetet mund të mos jenë kosto, ato mund të jenë edhe përfitime. Në rastin e përfitimeve të jashtme, përfitimet sociale janë më të larta se përfitimet private. Kostot e jashtme konsiderohen si eksternalitete negative, ndërsa përfitimet e jashtme si eksternalitete pozitive. Eksternalitetet përfaqësojnë kostot apo përfitimet që bien mbi një palë të tretë, të ndryshme nga prodhuesit dhe blerësit imediatë të një malli. Ato përfaqësojnë diferencën midis kostove apo përfitimeve sociale dhe përkatësisht kostove apo përfitimeve private të një aktiviteti tregu. Në këto kushte, tregu do të priret të reduktojë prodhimin e mallrave që shoqërohen me përfitime të jashtme (eksternalitete pozitive) dhe të shtojë prodhimin e mallrave që shoqërohen me kosto të jashtme (eksternalitete negative). Bëhet e nevojshme ndërhyrja qeveritare për të realizuar kombinimin optimal të prodhimit, duke nxitur aktivitetet që shoqërohen me eksternalitete pozitive dhe duke frenuar aktivitetet që shoqërohen me eksternalitete negative.

Fuqia tregtare – në të dy rastet e mësipërme, pra të të mirave publike dhe eksternaliteteve, tregu “dështon” në arritjen e kombinimit optimal të prodhimit për shkak të sinjaleve të shtrembëruara që japin çmimet në treg. Çmimi që konsumatori është i gatshëm dhe në gjendje të paguajë për një të mirë të caktuar, nuk reflekton të gjitha përfitimet dhe kostot e asaj të mire. Por tregu mund të “dështojë” edhe kur sinjalet që japin çmimet në treg janë të sakta. Zakonisht, shkak i një reagimi të shtrembëruar është fuqia tregtare, dmth aftësia për të ndryshuar çmimin e tregut të një të mire. Fuqia tregtare e firmave të veçanta është karakteristike e formave të ndryshme të konkurrencës jo të plotë, si monopoli, oligopoli, konkurrenca monopolistike. Pavarësisht nga burimi i fuqisë tregtare, pasojë direkte e saj është alokimi joefiçent i faktorëve të prodhimit. Në mënyrë alternative, qeveria mund të përdorë politika rregulluese që synojnë në kufizimin jo të fuqisë tregtare si të tillë, por të përdorimit të saj, duke ndikuar në sjelljen e një firme, përmes vendosjes së kufijve për çmimet, normën e fitimit ejt.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more