Mjeda ngaqë kanë një vlerë të madhe artistike vjersha dhe poema e tij janë të pakëta,kurse të gjitha ato i ka përmbledhur në veprën Juvenilia e botuar në Vjenë 1917.
Me termin (Juvenus-rini) ai ka dashur të tregojë se poezitë i ka shkruar në moshë rinore.
Vaji i bylbylit - poema dhe krijimi i parë i Mjedës , shkruar në moshë 21 vjeçare. Në rrafshin simbolik ,,bylbyli i privuar nga liria e fluturimit‟‟ është Shqipëria e robëruar (e në këtë rast edhe vetë autori ngase shum intelektualë shqiptarë ishin detyruar të largoheshin nga atdheu për shkaqe politike)kurse ,,privuesi i lirisë‟‟ është perandoria osmane.Poema ndahet në katër pjesë dhe si trajtë ligjerimi ka dialogun.Në këngën e parë shfaq gjendjen e Shqipërisë pas kongresit të Berlinit me grishjen(ftesën) që i bën bilbilit të dalë më nga kafazi se kish ardhur koha me atë që thotë ,,a çilë kafazi‟‟.Në këngën e dytë tregohen shkaqet e vazhdimit të qëndrimit të bylbylit(Shqipërisë) në kafaz(në robëri).Shkaqet ishin objektiv : pushtuesi dëshiron ta mbajë në sundim më të gjatë dhe shkaku subjektiv : se Shqipëria ishte e paaftë që ta sjellë vetë lirinë.Në këngën e tretë simbolika zbërthehet me atë se përmendet atdheu(bylbyli) dhe vetë autori(unë).Me bylbyl përpos që nënkuptojmë Shqipërinë nxjerrim në pah edhe simbolikën se fjala bylbyl nënkupton edhe vetë poetin i cili bënte pjesë në një varg intelektualësh që dhuna e pushtuesit i kish detyruar të largohen nga atdheu(tipar i romantizmit).Në këngën e katërt kemi ndërhyrje të meditimeve filozofike se ,,pas dimrit vjen pranvera‟‟ , lirgjerata kalon nga e përgjithshmja në të veçantën.
Tiparet e përgjithshme-Mjeda varësisht nga disponimi ndryshon: vetë disponimin nga elegjiak në optimizëm , ndryshon vargun nga pesërrokësh në shtatërrokësh ,pastaj nga shtatërrokëshi në tetërrokësh e në fund përfundon me dhjetërrokësh.
Tiparet e përgjithshme-Mjeda varësisht nga disponimi ndryshon: vetë disponimin nga elegjiak në optimizëm , ndryshon vargun nga pesërrokësh në shtatërrokësh ,pastaj nga shtatërrokëshi në tetërrokësh e në fund përfundon me dhjetërrokësh.
I tretuni- shpreh mallin e autorit për atdhe.I treturi simbolizon mërgimtarin që e mundon malli për vendlindje. Kjo poemë përbëhet nga pesë këngë , në këngën e parë paraqitet i treturi në mërgim , në të dytën vendi ku ka mërguar , në të tretën meditimet e mërgimtarit dhe në këngën e katërt biseda imagjinare me lejlekun dhe në këngën e pestë biseda me nënën në ëndërr ku veçohet qortimi i nënës për ,,kthim në vendlindje‟‟.
Vepra Juvenila nga Ndre Mjeda-analizë letrare apo kritikë letrare,juvenila kritike letrare,juvenila analiza letrare e vepres juvenila,juvenila kritike letrare,vaji i bylbylit kritike letrare Ndre Mjeda kritike letrare,Ndre Mjeda analiza letrare,Analize letrare ndre mjeda,Ndre Mjeda,Ndre Mjeda kritika letrare,kritike letrare
loading...
Lexo edhe: