Testimi i Diabetit


Në përgjithësi, diabeti testohet duke matur sasinë e glukozës në gjak. 

Ekzistojnë tri lloje të provave që mund të përdoren për këtë qëllim. 

Njëra është matja e drejtpërdrejtë e niveleve të glukozës në gjak duke qenë esëll. 

E dyta është matja e aftësisë së trupit për të menaxhuar sheqerin e tepërt, pas pirjes së një sasie glukoze të lëngshme. 

Një metodë e tretë është testi glycosylated hemoglobin A1c (HbA1c), me anë të cilit matet numri i molekulave të glukozës së bashkangjitur në hemoglobinë gjatë një periudhe prej 2-3 muaj.

Standardi i artë konvencional për diagnozën e diabetit është me ngritjen periodike të nivelit të sheqerit në gjak pas një nate agjërim (esëll në mëngjes). 

Në gjendjen esëll, nëse vlera e sheqerit në gjak është mbi 126 mg/dl, në të paktën dy raste të veçanta, kjo mund të jetë tregues i diabetit (ndërkohë që vlerat normale janë mes 64 dhe 110 mg/dl). 

Megjithatë, as problemet metabolike të glukozës, as fazat e para të diabetit Tipi II, nuk mund të diagnozohen me lehtësi pa nja 4-5 orë testi të Tolerancës së Glukozës që kontrollon të dyja nivelet: e insulinës dhe glukozës.

Qëllimi kryesor i trajtimit të diabetit është të rivendoset near-euglycemia (vlerat normale të nivelit të sheqerit në gjak) dhe të korrigjohen çrregullimet e lidhjes metabolike. 

Trajtimi i suksesshëm i kërkon diabetikëve të përfshihen në mënyrë aktive në menaxhimin e dietave të tyre të veçanta dhe të mënyrës së jetesës. 

Diabetikët insulin-vartës (Tipi I) duhet të jenë shumë të zellshëm në përkujdesjen e sëmundjes, dhe ne presim që diabetikët që do të trajtohen nga ne me anë të dietës ushqimore, menaxhimit të stresit, stërvitjes, ç'helmimit dhe bimëve natyrale, do të kenë sukses deri në rreth 95% të të gjitha rasteve, me vullnetin e Zotit Fuqiplotë.




diabeti,testet per diabet,diabeti testet,diabeti dhe testet 

Postime të ngjashme

Disqus for Rapitful Shqip

  •