Skip to main content

Përbërësit e mjaltit

Ekzistojnë më shumë se 3000 lloj bimësh që janë lëndë e parë e mjaltit të bletës, kështu që mundet që i njëjti numër veçorish dhe vetish të ndryshme të jetë edhe te mjalti. Këtu po përmendim lëndët përbërëse të mjaltit në mënyrë të përgjithshme:
1. Ujë: 17-20%
2. Karbohidrate (sheqerna): fruktoz, glukoz, sukroz, maltoz. Këto përbëjnë 75% të mjaltit dhe janë pjesa kryesore e tij.
3. Poleni: përbën 5% të mjaltit me përafërsi, dhe kjo sqaron përse mjalti përmban: një sasi të konsiderueshme vitaminash, aminoacidesh dhe 0.05% proteina.
4. Minerale: 0.17% (botasium, sodium, kalcium, magnezium).
5. Ngjyra: si karotina, zanthina dhe flavonoidet.
6. Enzimat. Mjalti përmban një numër enzimash që kanë funksione të ndryshme, prej të cilave përmendim:
Enzima Invertaza: Lloji më i madh i enzimave që gjenden te mjalti. Roli kryesor i kësaj enzime është thyerja e sheqerit të dyfishtë në sheqerna të thjeshta: në sheqer rrushi (glukozë) dhe sheqer frutash (fruktozë).
Enzima Glukozë Oksidaza: Funksioni i kësaj enzime është shndërrimi i glukozës në Acid Glukonik, i cili prodhon lëndën Peroksidin e hidrogjenit (ujin e oksigjenuar), që ka veti antibakteriale.
Enzima Diastaza: Burimi i kësaj lënde është nektari i luleve dhe funksioni i saj është thyerja e amiloideve në sheqerna më të vogla dhe më të lehta për t’u tretur.
Enzima Katalaza: Burimi i kësaj lënde është gjithashtu nektari i luleve kurse funksioni i saj është plotësimi i asaj që fillon enzima e Glukoze Oksidaza, për të shndërruar këtë lëndë në ujë dhe oksigjen.
 
Zbulimi i mashtrimit në mjalt mund të njihet pikërisht nga përqindja e këtyre enzimave në mjalt. Mjalti me hile apo mjalti i nxehur në temperaturë të lartë përmban sasi shumë të vogël enzimash.
7. Acide: 0.57%.

Mjalti përmban një numër acidesh të ndryshme që ndryshojnë në varësi të burimit të tij.

Prej këtyre acideve është acidi formik, sitrik, glukonik, laktik, oksalik, tanik, tartarik, etj.

Megjithëse mjalti ka veti acide, por ai në origjinë konsiderohet si ushqim alkalin (bazik), sepse të qenët e ushqimit acid apo alkalin, qëndron në llojin dominues të lëndëve minerale që gjenden në të.


loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more