Skip to main content

Mendime dhe thënie të mençura

1.Duke qenë dy të bëhesh një, quhet Dashuri.

2.Armiqët ti doni, ngase për dobësitë tuaja vetëm ata publikisht flasin.

3.Më së paku tregohen të mëshirshëm ata, që kanë bërë mëkate më të mëdha.

4. Për njeriun është më mirë të mos ngjitet në një vend nga i cili mund të rrëxohet.

5. Sikur që kur të kemi mbëritur në këtë botë pa sjellur asgjë, Ashtu edhe kur largohemi prej saj s’do të marim asgjë.

6. Andra e lirisë, më së bukuri shihet në burg.

7. Shpifja i ngjan mizës së kalit, po nuk mujte me e mbytë me të ramunit e parë, ma mirë mos e prek.

8. Ai që nuk mund të bëhet zotëri i punës së vet, bëhet hyzmeqar i tjetërkujt.

10.Rruga më e mirë e përvehtësimit të një njeriu është përmes përfitimit të zemrës së tij.

11.Të përvehtësosh dije shumë, të flasësh pak dhe në qdo pyetje që të shtrohet të mos përgjigjesh.

12.Atë që armiku yt s’don të marë vesh, as mikut mos i trego.

13.Rrethi e përgadit një mëkat, i akuzuari atë e zbaton.

14.Menquria e njeriut nuk matet me përgjegjet që ai i jep, por nga pyetjet që i shtron.

15. Njeriu i thjeshtë qan kokën se si do ta humb kohën që e ka, ndërsa ai i vlefshmi se si ta përfitoj ate.

16. Gjithmonë ai që të mirën e mendon, të mirën e gjen.

17. Askush nuk është ngjitur në shkallët e suksesit, me duart në gjepa.

18. Sa ma pak që njeriu mendon aq më shumë flet.

19. Para se të flasësh mendo, para se të veprosh mat.

20. Nëse dëshiron që ta përfundosh një punë, shko vet, nëse s’dëshiron dërgoje dikend tjetër.

21. Lartësimi më i shëmtuar është ai që mbërihet duke i shkelur të dobëtit.

22. Për atëdheun jeta ipet, por obligim e ke që të jetosh për të.

23.Duke shikuar gjendjen e mirë të të tjerëve mos u dëshpro, ka shumë të tjerë që shikojnë me gjelozi gjendjen tënde.

24. Gjdo gjë e ka një bukuri, edhepse të gjithë nuk e shohin.

25. Njeriu dinak është i njohtuar me qmimet e të gjitha sendeve, por jo mbi vlerat e tyre.

26. Nëse të kam dhënë diqka për të cilën Ti ke pasur nevojë më tepër se unë, kjo quhet Dhuratë. Nëse të kam dhënë diqka për të cilën unë kam nevojë më tepër se Ti, kjo quhet Dashuri.

27. Njeriu më i Vetmuar në botë është ai që përveq parave nuk ka kënd tjetër.

28. Kur diqka dëshirojmë, gjithmon përqëndrohemi në anët e mira të saj, kur të njëtën më vonë e posedojmë gjithmonë ja gjejmë anët e këqija.

29. Dashuri nuk nënkupton shikimi i njëri tjetrit, por së bashku të shikojmë në drejtim të njëtë.

30.Dashuria është urëndërtim. Njerëzit në vend se të ndërtojnë ura ngrisin mure prandaj mbesin në vetmi.

31. Koha më e mirë që njerëzit ta njohin njëri tjetrin është pak para ndarjes së tyre.

32. Koha është mësuesi më i madh, është mëkat se të gjithë nxënësit e vet i mbyt.

33. Nëse dëshironi që të jetësohen andrat e Juaja, së pari duhet që të zgjoheni.

34. Të jesh i mirë është lehtë, të jesh i drejtë është vështirë.

35. E bukura nuk është e dashura, por e dashura është e bukura.

36. Budallenjët shumë pak sende mësojnë nga të menqurit, ndërsa të menqurit shumë sende mësojnë nga budallenjët.

37. Nëse dikush ju mashtron një herë fajtor është mashtrusi, nëse ju mashtron edhe një herë ta dini se fajin vet e keni.

38. Në Dashuri bëhu si Dielli,
Në Miqësi dhe Vëllazëri bëhu si Uji rrjedhës,
Në mbulimin e gabimeve bëhu si Nata,
Në Zemrime bëhu si i Vdekuri,
Qkado që të bëhesh bëhu,
Ose bëhu ashtu si dukesh
Ose duku ashtu si Je.

39. Miku i vërtetë është ai që kur të mban për dore, zemrën ta prek.

40. Miqësia e Dreqit zgjat deri në momentin kur mbetesh ngusht.

41. Nëse ke dyshim nga Vdekja, ,mos u shtri në gjum, Sikur që për gjum detyrohesh ashtu edhe për vdekje je i shtyrë. Nëse dyshon në Ringjallje, hiq mos u zgjo, Ashtu sikur zgjohesh nga gjumi edhe pas Vdekjes do Ringjallesh.

42. Të kesh mëshirë ndaj hajnave, të poshtërve, zullumqarve, …domethënë që të mos i kesh parasysh të dobëtit, të ngratit, të shtypurit…

43. Ai që kërkon Mikun pa të meta, pa miq do të mbetet.

44. Cilën farë e ke mbjellur e nuk ka mbirr, Qka, a ki dyshime të këtilla për farën njerzore?

45. Ari, argjendi, gurzit e tjerë të qmuar q’vlejnë nëse ato nuk sakrifikonen dhe durohen si shenjë e një Dashurije.

46. Nëse rretë nuk qajnë, gjelbërimet si do të qeshin.

47. Gruaja e bukur është pëlqim i syve, gruaja e mirë është pëlqim i zemrës,e para është xhevahir, e dyta thesar.

48. Andra e njerzve të lumtur është gëzimi i njerëzve të tjerë.

49. Mik e ki atë i cili edhepse shumë gjëra din për ty ende të vlerson.

50. I pasur nuk është ai që shumë ka, por ai që shumë jep.

51. Dashuria është kujdesi aktiv për jetën dhe zhvillimin e personit që e dojmë.

52. Dashuria nuk është rezultat i kënaqësisë seksuale, por kënaqësia seksuale është rezultat i dashurisë.

53. Detyra kryesore e njeriut në gjithë jetën e tij është ta lind vetvehten.

54. Aftësia e të dashuruarit rrjedh prej aftësisë e të qenurit vetë.

55. Fëmiu deri pesë vjeq është zotriu i yt, deri dhjetë vjeq është shërbëtori i yt, deri pasëmbëdhjet vjeq është bashkëpunëtori i yt, pastaj bëhet ose miku ose armiku i yt.

56. Ata që takohen pa dashuri, ndahen pa lot.

57. Gruaja e bukur, gjithmon ka të drejtë.

58. Lulet ma të bukura shpeshë nuk kanë aromë.

59. Shpesh duhet të turpërohemi jo për shkak të veprave të këqija të njerzve të lig, por nga indifereca e të mirëve.

60. Asgjë nuk harohet më vështirë se ofendimi, dhe asgjë më shpejt se bamirësia.

61. Kur fiken qirrijtë, të gjitha femrat janë të njëjta.

62. Ai që shokut të vet i huazon para, pëson dëm të dyfishtë, njëkohësisht i humb edhe paratë edhe shokun.

63. Asgjë nuk i ngjan më mire budallës se pianeci.

64.Ai për të cilin të gjithë flasin mirë, është shumë i pasur.

65. Atë që është pasuruar brenda një viti, është dashur të virret para dymbëdhjet muajsh.

66. Shokun kritikoje kur jeni vetëm, ndërsa lavdëroje publikisht.

67. Varfëria është e durueshme nëse pranë saj nuk qëndron turpi.

68. Animi sheh pak, urrejtja nuk sheh aspak.

69. Njeriut të lumtur askush asgjë nuk mund ti bëj.

70. Me të vërtetë i lumtur është ai i cili e di se e ka mjaft.

71. Verën e pijnë njerzit, ndërsa shtazët e tjerë ujin.

72. Zoti shpesh na viziton, por ne së shpeshti nuk jemi në shtëpi.

73. Njeriu i pasur, për femrën kur nuk duket i plakur.

74. Pasurinë e fiton me djersë, e ruan me frikë dhe ndahesh prej saj me pikëllim.

75. Dashuria bënë që koha të kaloj, koha bënë që dashuria të kaloj.

76. Dashuria është sëmundja e vetme nga e cila nuk dëshirojmë të shërohemi.

77. Vetëm femrat dhe mjekët e dine se sa nevojë kanë njerëzit për gënjeshtrën.

78. Kush kërkon lavdata, nuk i meriton ato, e ai që është i merituar nuk ka nevojë për to.

79. Kërkoni njerëzit të cilët do ti doni, kjo është sekreti dhe suksesi i gjithë jetës suaj.

80. Njerzit e mirë dhe të hareshëm kërkojnë shoqërime, ndërsa të këqinjtë ortak e jatak.

81. Kur diqka me gjithë mend e kërkon, gjithë bota do të ngritet që ti atë ta përfitosh.

82. Të jesh i pasur apo i varfër më tepër varet prej asaj se sa shpenzon sesa prej asaj se sa fiton.

83. Femrën nuk guxon ta godasësh as me lule.

84. Eshtë nisur plaku të bëhet i ri , e gjithë që ka aritur është se ka dalë si fëmij.

85. Kur një femër e bukur qesh, kuleta qan.

86. Kush nuk ka të holla në kuletë, duhet ta ketë gojën plot mjaltë.

87. Të duash e mos të jesh i dashur është njësoj si të lajmërohesh e askush nuk të ka thirrë.

88. Teshat e fundit qepen pa xhepa.

89. Femra e pa nderë, as që ka qenë e bukur.

90. Nëse dikur, duke kërkuar fatin, e gjeni atë fat, ju do të jeni si ai plaku i cili i kërkon syzat , dhe e zbulon se fatin gjithë kohën e ka pasur te hundët.

91. Demokracia është proces i cili ju garanton se me ne nuk do të udhëhiqet më mirë sesa që e meritojmë.

92. Shtëpia është burg për vajzën, ndërsa punëtori për gruan.

93. Qka do të thotë historija? Zotëri historija, si zakonisht do të gënjej.

94.Eshtë ka zhvillohet një luftë e pandërprerë, ndërmjet atyre të cilët janë në këtë botë për të përfituar sa më tepër për vehte dhe të atyre të cilët janë për atë që Botën ta bëjnë sa më të përshtatshëm për gjithë njerzit.

95. Kur një dashurie i vije fundi, të dobëtit kukasin, energjikët shpejtë gjejnë dashurinë e re, ndërsa të menqurit qëmoti e kanë pasur në rezervë.

96. Mashkujt gjithmonë dëshirojnë që të jenë dashurija e parë e femrës,ndërsa femrat dëshirojnë që mashkujt të jenë dashurija e tyre e fundit.

97. Fati i të pamartuarit qëndron në ate se ai mund të përkujtoj shumë femra me të cilat për fat nuk është martuar.

98. Nëse ecish shpejtë do ta takosh belanë, nëse ecish ngadalë belaja të takon ty.

99. Pasuria është mëkat nga Zoti, varfëria është mëkat nga njerzit.
100. Të bëhesh i pasur, të mjafton vetëm që t’ja kthesh shpinën Zotit.

101. Vajzat mendojnë për martesën, gratë mendojnë për dashurinë.

102. Kur i varfëri zgjidhet për gjykatës, të pasurit detyrohen ta lëshojnë fshatin.

103. Mosbesimi është sakica mbi drurin e dashurisë.

104. Nga mundi i yt do të jesh i ngopur, por jo edhe i pasur.

105. Shoqërimi nuk duron kurfarë mashtrimesh, dhe ndërprehet aty ku nis gënjeshtra.

106. Budallenjët janë hajna më të dëmshëm! Ju vjedhin disponimin dhe kohën.

107. Nëse lumturija jote varet nga veprimet e personave të tjerë, atëherë sinqerisht nuk mund të bëhesh person i lumtur.

108. Zemra e një burshteti duhet të jetë te koka.

109. Bukuria nuk është në fëtyrë, bukuria është dritë e zemrës.

110. Parajsa nuk është diku lartë, ajo qëndron në zemrën e njeriut.

111. Askush nuk është nderuar ndonjëherë për atë që ka marrë. Nderimi ka qenë për atë që ai ka dhënë.

112. Kur keni filluar të mos jepni më kontribut, keni filluar të vdisni.

113. Më e mira është armike e së mirës.

114. Ndryshimi ndërmjet asaj që bëjmë dhe asaj që jemi në gjëndje të bëjmë, do të mjaftonte për të zgjidhur shumicën e problemeve të botës.

115.Fundi i madh i jetës nuk janë njohuritë,por veprat.

116.Guximi nderohet me të drejtë, si e para nga cilësitë njerëzore, pasi është cilësia që garanton të gjithë të tjerat.

117.Para se të jepemi me zemër pas diçkaje, le të vëzhgojmë sa të lumtur janë ata që tashmë e zotërojnë atë.

118.A nuk duhet që dhënësi i lëmoshës t’i jetë mirënjohës marrësit të saj? A nuk është nevojë dhënia e lëmoshës? A nuk është mëshirë marrja e saj?

119.Shumica e shqetësimeve në botë shkaktohet nga njerëzit që duan të jenë të rëndësishëm.

120. Kur heronjtë largohen nga skena, atëherë hyjnë kllounët.

121. Suksesi nuk është rezultat i një djegie spontane. Ju duhet të digjni veten në zjarr.

122. Një sekret i madh i suksesit është të çoni jetën si njeri që nuk konsumohet kurrë.

123. Nëse njerëzit do të dinin sa shumë duhet të bënin për të arritur suksesin, shumica e tyre nuk do t’i hynin asaj rruge.

124. Njohuritë mund të transmetohen, por jo zgjuarsia.

125. Kush është i zgjuar? Ai që mëson nga të gjithë. Kush është i fuqishëm? Ai që zotëron pasionet. Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur.

126. Nuk ka rëndësi ku dhe si keni jetuar. E rëndësishme është çfarë keni bërë aty ku keni qenë.

127. Arti i krijimit është më i vjetër se sa arti i vrasjes.

128. Asnjë artist nuk ec para kohës së tij. Ai është vetë koha e tij. Vetëm se të tjerët janë prapa kësaj kohe.

129.Ai qe ecen me ngadal dhe me një synim,është më i shpejt se ai që ecën shumë më shpejt po pa ndonjë qëllim.

130. Gjëja e vetme e rëndësishme që do ta lëmë pas vehtes pasi që të largohemi, janë gjurmët e dashurisë.

131. Dashuria është e gjithë jeta e një femre, ndërsa një epizodë në jetën e mashkullit.

132. Dashurinë që e japim, është e vetmja dashuri që na mbetet.
133. Shumë njerëz i urrejmë pa arsye, ndërsa për ti dashur kërkojmë arsyera të forta.

134.Mos thuaj e kam gjetur të vërtetën, por thuaj e kam gjetur një të vërtetë.

135. Aty ku largohet urrejtja, për armë nuk ka nevoj aspak.

136. Urejrtja më këmbngulëse është ndërmjet të afërmve.

137. Nuk egziston një situatë e tillë si pashmangshmëri e luftës, kjo është vetëm si rezultat i mungesës së menqurisë.

138. Njeriu i menqur me qetësinë e njëjtë i pranon lavdatat dhe i duron sharjet.

139. Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë.

140. Zoti na ka dhënë dy sy dhe dy vesh ndërsa një gojë, në mënyrë të kemi mundësi më tepër për të parë dhe dëgjuar, e më pak për të folur.

141. Ai që i njeh të tjerët është i menqur, ndërsa ai që e njeh vet vehten është i shenjtëruar, ai i cili i mund të tjerët është i fortë, ndërsa ai i cili e ka mundur vet vehten është i gjithfuqishëm.

142. Derisa njeriu është në kërkim të menqurisë, meriton të quhet dijetar;sa po ti riten mendët dhe të mendoj se ka aritur gjithëdijen, bëhet budall.

143. Gjersa Dija dhe Drejtësia flasin, mosdija dhe padrejtësia bërtasin.

144. Ai i cili nuk din, por nuk din se nuk din, është i rezikshëm, qëndroni larg tij.Ai i cili nuk din , por din se nuk din, është fëmijë, mësojeni. Ai i cili din, por nuk din se din, është në gjumë, zgjojeni, Ai i cili din, dhe e din se din, është i menqur, shkoni pas tij.

145. Dhurojani njeriut peshkun do ta keni ushqyer për një ditë, mësojajeni peshkimin do ta keni ushqyer për gjithë jetën.

146. Ai që nuk din gjë, asgjë nuk don. Ai që nuk ka asnjë aftësi, nuk kupton gjë. Ai që nuk kupton gjë, është i pavlerë. Ndërsa ai që kupton, ai dashuron, vëren, sheh.

147. Njerzit priten në bazë të veshmbathjes, ndërsa përcillen në bazë të dijes.

148. Të menqur i konsiderojmë vatëm ata të cilët mendojnë sikur ne.

149. Njeriu duhet të zhgjedh, ose të jetë i përmbajtur dhe menqur, ose verën dhe budallakinë.

150. I menquri edhe në shkretëtirë e gjen ujin, mendjelehti edhe afër lumit vdes nga eshtja.

151. Për drejtësinë dhuna është armiku më i madh.

152. Drejtësia pa forcë është e pafuqishme, fuqia pa dretësi është tiranike.

153. Shpesh drejtësia iu duket njerëzve më e rëndë se padrejtësia.

154. Kushdo që posedon një lloj bukurie, le ta dijë se atë e ka të huazuar.

155. Nëse dëshiron që e keqja e askujt ty të mos të prek, mos u bënë prej atyre që, mendojnë keq, flasin keq ose veprojnë keq.

156. Në ferr nuk ka zjarr, atje të gjthë e bartin me vehte zjarrin e tyre.

157. Të vdesësh në këmbë është më mirë se të jetosh në gjunjë.

158.Pasuria i përngjan ujit të detit, sa më shumë që e pijmë aq më tepër eshtemi.

159. Njerëzit një mij herë më tepër mundohen në përfitimin e të mirave materiale sesa të atyre shpirtërore, edhepse është më se e qartë se në lumturinë tonë ndikon ajo qka jemi e jo ajo qka kemi.

160. Kur dikush ju thotë se deri te pasuria ka ardhur me punën e vështirë, pyeteni – të kujt?

161. Nuk varet prej teje se a do jesh i pasur, por prej teje veret se a do jesh i lumtur.

162. Janë shumë rrugë që të shpiejnë deri te pasuria, por shumica e tyre janë të shëmtuara.

163. Zemra është një pasuri e cila as nuk shitet as nuk blihet, ajo dhurohet.

164. Kur të pasurit luftojnë, të varfërit vdesin.

165. Të metat e pasanikut rrall kush i vëren, virtytet e të varfërit rrall kush i sheh.

166. Nëse njeriu nuk kujdeset për problemet që i duken larg, do të jetë plot me brenga kur ato ju afrohen.

167. Që në rini preje shtagën, në të cilën do të mbështetesh në pleqëri.

168. Të mirën ktheje me të mirë, ndërsa ndaj të keqes përgjigju me drejtësi.

169. Njeriu i urtë me qetësinë e njëjtë i pranon lavdatat dhe i duron ofendimet.

170.Vetëm njerëzit e karakterit më të lartë dhe më të ultë nuk pësojnë ndryshime.

171. Qdo ditë mbaje një kofë me dhe në një vend, dhe do ta ndërtosh malin tënd.

172. Të gjithë njerëzit nuk mund të bëhen të pasur apo të njohur, por të gjithë mund të bëhen të mirë.

173. Nëse je i kujdesshëm prej fillimit deri në fund, do ta shmangësh mossuksesin.

174. Kush e kërkon të ëmblën, duhet ta duroj të ithtën.

175. Të imponosh vullnetin tënd të tjerëve quhet dhunë, gjersa të imponosh vetvehten tënde të tjerëve quhet kulm i dhunimit.

176. Ai që i njeh të tjerët është i menqur, ai që e njeh vehten është i shenjtëruar.

177. Kujdesuni për menimet e juaja, ato jan fillim i veprimeve tuaja.

178. Njeriut i duhet gati dy vjet mësim për të folur, dhe mbi pesëdhjet vjet për të shuajtur,

179. Mashkulli dashurohet në femrën duke e shikuar, ndërsa femra dashurohet në mashkullin duke e dëgjuar.

180. Njeriu është zot i fjalëve që nuk i ka thënë dhe rob i fjalëve që i kanë ikur prej goje.


I përmblodhi dhe i shpërndau për njerëzit që i vlerëson në jetë…

Ymer Bala

Burimi:http://www.syri3.com

mendime te mencura,thenie te bukura,thenie filozofike,thenie per jeten,thenie per dashuri,theni te ndritura,thenie filozofi,theni per njeriun,
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more