Skip to main content

KOMBINIMI I USHQIMEVE PER SHENDET !!

Kombinimi i duhur i prodhimeve të caktuara paraqet mbrojtje të fortë nga shumë sëmundje, por edhe do ta “përmirësojë” dukjen dhe linjën tuaj.
 
Prandaj, filloni filloni të përgatitni ushqimin me “më shumë mend” sesa “më shpejtë”.Ju paraqesim kombinimet që duhet të jenë të pranishme në ushqimin tuaj:

*Çaj i gjelbërt + Limon = Zemër më të shëndoshë dhe rrezik më të vogël nga kanceri

Çaji i gjelbërt dhe limoni janë dy kombinime të mira që rregullisht duhet të jenë të pranishëm në të ushqyerit tonë. Lajmi i mirë ësht se kur ato konsumohet së bashku, “forca” e tyre rritet edhe më shumë.Është vërtetuar se lëngu nga limoni sjell në rritjen e katehineve (catechin) të pranishme në çaji e gjelbërt, të cilat ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe kancerit. Shumë njerëz shtrydhin limon në çaj të gjelbërt për të “përmirësuar” shijen e tij, por nuk e dinë se në fakt bëjnë edhe më mirë – e rrisin absorbimin e antioksidansëve të dobishëm.

*Çaj i gjelbërt + piper i zi = Mes (bel) më të hollë

Hulumtimet tregojnë se piperi i zi e rritë absorbimin e Epigallocatechingallate (EGCG) për 130%. EGCG është substancë në çajin e gjelbërt e cila e përshpejton djegien e kalorive.Shtoni gjysmë luke kafe me piper të zi në çajin e gjelbërt. Ndoshta nuk do të ketë shije të mirë, por duhet të pranoni se ky kombinim është opcion më i mirë sesa mbajtja e dietave të rrepta.

*Vezë + speca të kuqe = Lëkurë më e butë

Specat e kuq janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, kurse hulumtimet tregojnë se femrat që konsumojnë më tepër vitaminë C kanë më pak rrudha dhe më rrallë vuajnë nga lëkura e thatë.Thjesht, shtoni një spec të kuq kur bëni vezë në mengjes dhe lëkura juaj do të jetë më e butë.

*Domate + Brokula = Mbrojtje e fortë nga kanceri

Edhe domatet dhe brokulat përmbajnë substanca antikancerogjene, por sëbashku ofrojnë mbrojtje edhe më të madhe nga kanceri.Hulutuesit kanë zbuluar se ky kombinim e parandalon rritjen e tumoreve të prostatës, por ende nuk kanë spjegime për këtë. ” E dimë se pluhuri nga domatet e ngadalson rritjen e tumoreve. E dimë se edhe brokulat e bëjnë të njejtën. Por, do të duhen vite për të mësur atë” – theksoi John Erdmen, profesor nga Universiteti i Ilionis, i cili bën shumë hulumtime për kancerin.

*Domate + Vaj ulliri = Lëkurë e fortë e re dhe imunitet i forcuar

Kombinimi domate me vaj ulliri është shumë i njohur pasi që është mjaft i shijshëm, por edhe shumë i shëndetshëm. Konsumimi i domateve me vaj ulliri e përmirëson strukturën e lëkurës, e forcon atë dhe e mbanë pamjen e saj të re.Përveç asaj, hulumtuesit vërtetojnë se vaji i ullirit e ndihmon absorbimin e likopenit, një antioksidans i fuqishëm i cili gjendet në domate.

*Drithëra + fara luledielli = Imunitet më i mirë

Farat nga luledielli përmbajnë -tokoferol, formë aktive e vitaminës E, i cili në rolin e antioksidansit i mbronë qelizat nga radikalet e lira. Me fjalë të tjera, vitamina E ndihmon në mbrojtjen nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.Mjafton të vendosni vetëm gjysmë dote fara luledielli në ushqimin tuaj me drithëra për të konsumuar nevojën ditore të -tokoferolit.

*Qull tërshëre + dredhëza (luleshtrydhe) = Zemër e shëndoshë

Tërshëra përmbanë dy fitokemikale shumë të rëndësishme të cilat në kombinim me vitaminën C nga dredhëzat (luleshtrydhet) e zvogëlojnë efektin e dëmshëm të kolesterolit “të keq” (LDL). Falë saj zvogëlohet rreziku nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës dhe rreziku nga sulmi në zemër.Konsumoni qull tërshëre dhe në të vendosni dredhëza. Nëse nuk keni dredhëza, atëherë vendosni pemë tjetër të pasur me vitaminë C (p.sh, boronica)

*Mollë + Brusnica = Mbrojtje nga koka në këmbë
Molla dhe brusnica janë të pasura me antioksidanse. Por, kur të bashkohen, fitohen shumë më tepër antioksidanse sesa kur i konsumoni të ndara.Kur të hani mollë, merrni të paktën një lugë supe me brusnica ashtu që trupi juaj ta shfrytëzojë efektin e tyre maksimal.


Burimi :www.facebook.com/MjeksiaIslame


loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more