Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Cikli i vezores dhe i mitrës

Zhvillimi i vezës dhe përshtatja e mitrës për t'u rritur rregullohen nga hormone. Vezoret e ushtrojnë normalisht aktivitetin e tyre në mënyrë ciklike. Çdo cikël zgjat 28 ditë, duke liruar një vezë. Çdo vezë zhvillohet në një strukturë të vogël në formë qeske që quhet folikul. Cikli kontrollohet nga hormoni nxitës i folikulave ose FSH, që prodhohet nga hipofiza. Dora- dorës që folikula rritet mbushet me një lëng që përmban hormonin estrogjen. Kjo quhet faza e parë ose folikulare. Kur veza piqet, folikula çahet dhe veza transportohet nga lëngu në ovidukt. Lirimi i vezës quhet ovulacion. Ovulacioni përbën fazën e dytë. Pas ovulacionit folikula shndërrohet në një strukturë që quhet trupi i verdhë, zhvillimi i të cilës kontrollohet nga një tjetër hormon hipofizar që quhet hormoni luteinizues ose LH. Ky çast shënon fillimin e fazës luteale ose fazës së tretë. Ndërkohë trupi i verdhë prodhon hormonin progresteron i cili ndikon në shndërrimin e mukozës uterine në një shtresë sfungjerore ku mund të fiksohet veza e fekonduar dhe ruhet gjatë gjithë periudhës së shtatzanisë. Nëse veza nuk fekondohet, trupi i verdhë shkatërrohet, prodhimi i progresteronit pakësohet, muret e mitrës çahen dhe fillon gjakderdhje. Ky fluks gjaku i mukozës uterine i përzier me produkte të shpërbërjes së qelizës vezë quhet menstruacion.

Cikli i mitrës ndodh në katër faza: 
1) Menstruacionet me një kohë zgjatjeje mesatare 5 ditë. ;
2) Faza folikulare nga përfundimi i mestruacioneve të fundit deri në momentin e ovulacionit (MESATARISHT 10-14 ditë)
3) Ovulacioni, lirimi nga ana e vezores e vezës së pjekur.
4) Faza luteale, nga ovulacioni deri në menstruacionet  pasardhëse (rreth 14 ditë).

loading...

Related Posts :

Namazi

Syzat