Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA) konstatoi për herë të parë jashtë sistemit tonë diellor një planet, që pasqyron dritën e tij.
Ky zbulim cilësohet si "një pikë kthese historike" në përpjekjet për të gjetur jetë në planetë të tjerë.
Sipas komunikatës së bërë nga zyra për shtyp e NASA-s, planeti në fjalë, që gjendet 41 vite dritë larg Tokës, është të paktën 2 herë më i madh dhe 8 herë më i rëndë se bota jonë.
Planeti i ri, megjithëse është më i madh nga Toka, duke qenë se rezulton më i lehtë se gjigantë si Neptuni dhe Jupiteri, hynë në kategorinë e quajtur "super botë".
Më parë planetët e largët mund të dalloheshin dhe observoheshin vetëm kur kalonin përpara yjeve të tyre, por në këtë rast kamerat kanë regjistruar për herë të parë një botë të huaj, që përhapë rreze drite infra të kuqe.
Shkencëtarët theksojnë se, falë teknologjisë së avancuar të Teleskopit Hapësinor "James Webb", që do të lëshohet në gjithësi në vitin 2018, do mund të zbulohen planetë të rinj të largët, që përhapin dritën e tyre dhe që ndoshta do të jenë të përshtatshëm për jetën e njeriut.
burimi :trtalbanian.com
loading...
Lexo edhe: