Obeziteti është një problem madhor i shëndetit publik, për shkak se numri i personave mbipeshë është në rritje. Profesionistët e shëndetësisë bëjnë thirrje ndërkohë për kujdes për mënyrën e të jetuarit, pasi jeta sedentare dhe reduktimi i aktivitetit fizik tashmë dihen që përbëjnë rrezik për shëndetin tonë. Organizata Botërore e Shëndetësisë insiston pikërisht që aktiviteti fizik është i pazëvendësueshëm, sidomos tek ata individë që kanë nivel të lartë jetese. Është një rrezik që na kërcënon të gjithëve.
Ndërkohë, sipas të dhënave nga Studimi Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri, vetëm 46 % e meshkujve dhe 58 % e femrave kanë indeksin trupor brenda normës prej 18,5-24,9.
Të dhënat tregojnë se 39 % e femrave në moshën 15-49 vjeç janë mbipeshë, ose obeze apo 30 % janë mbipeshë dhe 10 % janë obeze. Nivelet e mbipeshës dhe obezitetit rriten ndjeshëm me moshën. Kështu moshat 15-19 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 7,9%; moshat 20-29 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 22,8 %; moshat 30-39 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 49 %; moshat 40-49 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 63%.
Sa u takon meshkujve, 53,3 % e tyre në moshën 15-49 vjeç janë mbipeshë ose obezë apo 44,8 % janë mbipeshë dhe 8,5 % janë obezë. Nivelet e mbipeshës dhe obezitetit rriten ndjeshëm me moshën, ashtu sikurse dhe për femrat. Kështu, në moshat 15-19 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 21%; moshat 20-29 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 38 %; moshat 30-39 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 69 %; moshat 40-49 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 74%.
Burimi: http://www.trtalbanian.com
loading...
Lexo edhe: