Skip to main content

Ligjërata e drejtë dhe shembuj


Ligjëratë e drejtë janë fjalët tona ose të një tjetri të riprodhuara me përpikmëri nga një person tjetër:

Abdyl Frashëri ka thënë: “Të bashkohemi në një besë të gjithë shqiptarët.”


• Ligjërata e drejtë mund të jetë një fjali e thjeshtë a e përbërë ose një thënie prej disa fjalish.



Ligjërata e drejtë shpesh paraprihet nga fjalët e autorit:


Skënderbeu tha: “Lajmëroni fitoren dhe ndizni zjarret që t’i bëhet dritë popullit.”


• Fjalë e autorit përmbajnë folje si: tha, thirri, pyeti, u përgjegj, u nxeh etj. Ato mund të qëndrojnë para, në mes ose në fund të ligjëratës së drejtë.


• Në të folur ligjërata e drejtë veçohet nga fjalët e autorit me anë të pauzës. Fjalët e riprodhuara shqiptohen me tonin e natyrshëm të bisedës.


• Në të shkruar ligjërata e drejtë dallohet me anë të shenjave të pikësimit. Kur ligjërata e drejtë qëndron pas fjalëve të autorit, para saj vihen dy pika, fjala e parë e ligjëratës së drejtë fillon me shkronjë të madhe. Ligjërata e drejtë vihet midis thonjëzash:


Populli thotë: “Më mirë një vezë sot se një pulë mot.”


• Kur ligjërata e drejtë qëndron para fjalëve të autorit, pas saj vihet presje dhe vizë, fjalët e autorit fillojnë me shkronjë të vogël:


“Më mirë një vezë sot se një pulë mot”, - thotë populli.


• Në qoftë se ligjërata e drejtë është fjali


pyetëse ose nxitëse, në fund të saj vihet

pikëpyetje ose pikëçuditje dhe vizë:

“Sa u lodha sot!” – tha Blerta.


“Kur do të shkojmë?” – pyeti Zana.


• Kur fjalët e autorit futen në mes të ligjëratës së drejtë përdoren këto shenja pikësimi:


• Kur ligjërata e drejtë është një fjali e thjeshtë ose e përbërë, para dhe pas fjalëve të autorit vihet presje dhe vizë;

 
• Në qoftë se pjesa e dytë është një fjali tjetër, atëherë pas fjalëve të autorit vihet pikë dhe vizë;

• Në qoftë se pjesa e parë e ligjëratës së drejtë është fjali pyetëse ose nxitëse, ajo mbaron me pikëpyetje ose pikëçuditje.


• Para fjalëve të autorit vihet vizë, pas tyre pikë dhe vizë. 

cka eshte ligjerata e drejte,ceshte ligjerata e drejte,cfare eshte ligjerata e drejte,ligjerata e drejte shembuj,ligjerate e drejte shembuj,shembuj nga ligjerata e drejte,ligjerate e drejte shembuj 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more