Skip to main content

Kudo qe jeni, vdekja do t’ju gjejë - poezi islame

Kudo qe jeni, vdekja do t’ju gjejë

“...E kur t’u vije afati i tyre, ai nuk mund të shtyhet per asnje moment, e as të përngutet më parë,” ( Kur’ani,7:34)



Ky rrëfim për një Njeri Mesatar na tregon,
I cili kundër planit të All-llahut vepron,
Po qe se në këtë figuroni,
Pendohuni dhe mos mëkatoni.

Ishte ora katër, herët në mëngjes
Kur vdekja trokiti në derë të dhomës së fjetjes,
“ Kush është?”, I fjeturi thirri..!!!
“Më lejo brënda, jam Azraili.”

Përnjëherë njeriu të dridhet filloi,
Djersitja nga ethet e vdekjes e mbuloi,
I briti gruas së tij të fjetur,
“ Mos i lejo këtij të ma marrë jetën.”

“O Engjëll I vdekjes, ti ik që këtu!
Ende nuk jam gati, më lër rehat mu
Prej meje e tërë familja ime pret
Të lutem kujtohu, edhe një rast ma jep!”

Engjëlli të trokasë në derë vazhdoi,
“Do të ta marr jetën pa dhembje”- ai shtoi,
“ sepse shpirtin tënd All-llahu e kërkon,
E s’jam une ai që këtë e dëshiron.”

I shastisur njeriu filloi me dënese,
“O Engjëll, aq shumë kam frikë të vdesë,
Do të bëhem robi yt, e do të të jap ar,
Mos më dërgo në të errëtin varr.”

“Më lër brënda, o njeri”-Engjëlli tha,
“Hape derën shpejt, nga shtrati ngrihu pra,
Po qe se ti nuk më lejon të hyj,
Nëpër mur si Xhinn, do të futem aty.”

Njeriu armën në dorën e djathtë e mbante,
Qëllimin e engjëllit desh ta kundërshtonte,
“Armën drejt kokës tënde unë do ta zgjas,
Vetëm guxo e hyr, ne vend do të vras.”

Engjëlli në dhomë tashmë kishte hyrë,
Duke thënë: “O Njeri, fatin e ke të nxirë,
Njeri I marrë, engjëlli nga ti kurrë s’vdes,
Hidhe poshtë armën dhe mos dënes.”

“Përse frikësohesh, më trego o njeri,
Të vdesësh sipas planit të All-llahut ti?
Mos u bëj i zymtë, afrohu dhe buzëqesh
Gëzohu që prapë Atij po i kthehesh.”

“ O engjëll unë nga turpi lotoj,
S’kam pasur kohë fare All-llahun ta kujtoj,
Nga mëngjezi në muzg pasuri grumbulloja,
Madje as për shëndetin tim une nuk mendoja.”

Urdhrave të All-llahut nuk ju binda fare,
Pesë here në ditë nuk u fala, pa pasur marre.
Ramazani vinte Ramazani shkonte,
Pa u penduar koha më kalonte.”
Haxhi për mua gati u bë farz,
Po unë nuk desha paratë t’i jap,
Të gjitha bamirësite une i braktisa,
Duke marrë fajde, unë u katandisa.”

“Disa herë pija ndonjë gëllenjkë verë,
Me gra flirtuese rrija përherë,
O engjëll! Prap po të lutem ty,
Ma fal jetën edhe për një vit a dy.”

“ Do t’u bindem të gjitha ligjeve të Kur’anit,
Qe nga dita e sotme do t’ia filloj namazit,
Agjërimin dhe Haxhxhin unë do t’i plotësoj,
Nga mendjemadhësia veten do ta largoj.”

“Do të mbahem nga kamata e prapë,
Dhe tërë pasurinë në bamirësi do ta jap,
Verën dhe prostitutat pëgjithmonë do t’i harroj,
Njëjësinë e All-llahut unë do ta dëshmoj.”

“Ne engjëjt urdhrat e All-llahut plotësojmë,
Kundër urdhrave të Tij nuk mund të veprojmë,
VDEKJA për të gjithë është urdhëruar,
Babanë, nënën, bijën, birin s’ka për t’i kaluar”

“Kam frikë se me kaq e pate,
Tani pëkujto të kaluarën tate,
Unë frikën tënde e kuptoj,por kot,
Sepse tash është bërë tepër vonë për lotë.”

“Në këtë botë më shumë se dyzet vjet jetove,
Kurrë me njerëzit e tu ti nuk u pajtove,
Prinderit e tu kurrë nuk i dëgjoje,
Lypësit e uritur gjithmonë i largoje.”

“Dy pasardhëset e tua nuk i deshe ti,
Në klubet e natës ato këndojnë tani,
Në vend që sa më shumë muslimanë të bësh,
Ti fëmijët e tu jomuslimanë do t’i lësh.”

“Ezanin e muezzinit nuk deshe ta dëgjoje,
E as Kur’anin ti aspak s’e lexoje,
Gjithë jetën premtimet e dhëna i theve
Shoket i tradhëtove, ne armiq i ktheve.”

“Nga të mirat e grumbulluara ti shumë kurseve,
E punëtorët e tu aspak nuk i shpërbleve,
Kuajt dhe letrat i kishe pushim,
Fitimin e parave, të vetmin gëzim.”

“Haje vitamina gjithnjë duke u trashur,
Me të sëmurin kurrë të ulesh s’ke dashur,
As pike gjaku kurrë nuk dhe,
Që mund të shpëtonte ndonjë foshnje.”

“ O Njeri, të këqija ke bërë pra,
Si asnjë bleje prona të mëdha,
Kur fshatarët kërkonin ndihmë nga ti,
Ti s’kishe mëshirë, edhe vetë e di.”

Parajsën për ty? Mendja nuk ma merr,
S’ka aspak dyshim, do të zhytesh në ferr,
Nuk ka kohë për ty as për tu penduar,
Do të ta marr shpirtin, për çka jam dërguar.”

Përfundimi është i dhimbshëm në këtë vend,
Vërtet, nga frika njeriu u çmend,
Me një britmë ai u hodh nga shtrati,
Dhe aty për aty, i vdekur ra i ngrati.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more