Skip to main content

Blogu i parë shqiptar mbi Apple iPhone.

iPhone Albania është blogu i parë shqiptar mbi Apple iPhone.

Lindi në prill të vitit 2011, në formën e një reviste online dhe përmban informacione mbi iPhone 5, iPhone 4, iPone 3GS, iPone 3G, si kuriozitete të ndryshme, programe të reja në dalje, guida të ndryshme për zhblokimin e iPhonit, recensione të programeve të huaja dhe shqiptare në App Store, aplikacionet më interesante nga Cydia e shumë e shumë gjëra të tjera. 

iPhone Albania, nuk është një faqe zyrtare e Apple, por përmban informacione të ndryshme të mbledhura në rrjet dhe artikuj e opinine të autorëve të faqes.

Info

Kemi bërë recensione të disa programeve shqiptare dhe kemi bashkëpunuar me faqe shqiptare dhe kosovare mjaft të njohura. Kemi edhe tre rubrika; një rubrikë ditore me aplikacionet më interesante në ofertë në App Store, një rubrikë javore me lojën e javës të përzgjedhur nga Apple dhe një mujore që quhet 3 App për iphone ku publikojmë tre aplikacionet më interesante të një lloj kategorie të zgjedhur nga ne. Për momentin jemi një blog modest dhe me pak artikuj, por synimi ynë është që të bëhemi faqja e riferimit për të gjithë përdoruesit shqiptar të iPhone në Shqipëri edhe jashtë.

Repository: 
iphonealbania.myrepospace.com
Forum: forum.iphonealbania.net
Facebook: facebook.com/iphonealbania
Twitter: twitter.com/#!/iPhoneAlbania11
YouTube: http://www.youtube.com/user/iphonealbania
RSS: http://www.iphonealbania.net/feeds/posts/default

Statistika

  • 17.446 vizita në muaj (të dhënat Google Analytics) 
  • 4.196 përdorues unik në muaj (të dhënat Google Analytics) 
  • 41.991 faqe të shikuara në muaj (të dhënat Google Analytics) 
  • 42 lexues të përditshëm nëpërmjet Feed RSS (të dhënat Feedburner) 
  • 99 të rregjistruar në Forum 
  • 4.700 fan në Facebook dhe 110 ndjekës në Twitter
(përditësimi i fundit 30.04.2012)

Legal

iPhone Albania është një faqe amatoriale dhe nuk është e lidhur dhe nuk kërkon të zëvëndësojë faqen zyrtare të Apple Inc. Të gjitha materiale që ne publikojmë janë të lëshur nën liçensën Creative Commons që mbron  të drejtat e përkatësisë dhe ndalon riprodhimin në faqet e tjera. Të gjitha imazhet i përkasin iPhone Albania dhe pronarëve të tyre legjitimë. Pjesa më e madhe e banerave të ekspozuar në këtë faqe, janë të gjeneruar automatikisht, pasi janë pjesë e qarkut Google Adsense, kështu që nuk marrim asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Zgjidhje për zhvilluesit e aplikacioneve...

Jeni një zhvillues aplikacionesh për iPhone ose bëni pjesë në një shoqëri që merret me promovim apo marketing të programeve të rregjistruara në Developer Program të Apple? iPhone Albania ju ofron një zgjidhje për të promovuar aplikacionet tuaja në mënyre që fitimet tuaja të rriten dhe fjala të përhapet sa më shumë. Gjithashtu ne ofrojmë edhe një repository ku mund te publikoni programet, lojërat ose temat tuaja.


Recensione

Nëse dëshiron që stafi ynë të shkruajë një recension mbi aplikacionin tuaj, mjafton të na dërgoni një email ku na raportoni aplikacionin tuaj duke specifikuar titullin e aplikacionit dhe funksionet kryesore. Për aplikacionet me pagesë do të kërkojmë një kod redeem, për të testuar dhe pasur më shumë informacion.

Konkurs redeem

Për të organizuar një konkurs ku mund të fitohen kode redeem, për një aplikacion është një mënyrë mjaft e mirë për të promovuar punën e bërë, me një kosto të papërfillshme. Konkurset tona do të organizohen me përzgjedhjen ditore ose për një periudhë më të gjatë, të një fituesi të ekstraktur me anë të një programi. Në këtë mënyrë do të tërhiqni vëmëndjen e qindra përdoruesve dhe konkurset tona janë një mënyrë mjaft e mirë për të rritur dukshmërinë dhe fitimet, pa pasur nevojë të investoni në publicitete.

Publicitet

Nëse doni të shfrytëzoni publicitetin, mund të blini hapësirën e një banneri në faqen tonë. iPhone Albania është blogu i parë shqiptar i dedikuar tërësisht Apple iPhone dhe reklama juaj do ti drejtohet një publiku mjaft të interesuar për produktin tuaj. Për formatet që ofrojmë dhe informacione të tjera, ju ftojmë të vizitoni këtë faqe.

Jeni një prodhues apo shitës aksesorësh iPhone?

Nëse jeni një prodhues aksesorësh për iPhone ose keni një dyqan online dhe dëshironi të bëheni të njohur, mund të na dërgoni produktet tuaja për të marrë një recension falas nga ana e stafit tonë. 
iphone albania, iphone shqip,cfare eshte iphone albania, iphone albania shqip,cka quajme iphone albania,iphone albania shqip,
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more