Sëmundja e Alzheimerit është forma më e shpeshtë e demencës (humbja e aftësisë për të mbajtur mend), që haset në të moshuarit, ndërkohë që mungojnë të dhënat për të.
Sëmundja e Alzheimerit është forma më e shpeshtë e demencës (humbja e aftësisë për të mbajtur mend), që haset në të moshuarit, ndërkohë që mungojnë të dhënat për të.
“Për fat të keq, deri tani nuk ka një metodë parandalimi, trajtimi apo kurimi,apo edhe për shkaqet nuk mund të thuhet akoma ndonjë gjë e saktë. Të dhënat nga Shqipëria për këtë sëmundje janë te pjesshme edhe për arsye te tabuve qe ekzistojnë ende”, tha për ATSH-në Alban Ylli nga Instituti i Shëndetit Publik.
Shenjat e para të një individi me Alzheimer janë të lidhura me rënien e kujtesës. Me përparimin e sëmundjes fillojnë vështirësitë në orientimin në kohë dhe hapësirë si dhe ndryshimet në personalitet dhe sjellje. Sëmundja vazhdon deri aty sa mund të preken edhe të folurit apo të ecurit duke e bërë personin e prekur invalid të rëndë.
Seniliteti, sipas tij, që paraqitet si konfuzionin mendor ose paaftësi për të mbajtur mend dhe për fat të keq ende përdoret si referencë e moshës së tretë. Dy karakteristika bazë janë në thelbin e tij; deliriumi dhe demenca. Nëse deliriumi, i cili karakterizohet nga simptomat e disorientimit, haset në persona e të gjitha moshave, demenca vihet re sidomos tek të moshuarit. Rreth 10 % e personave të moshës së tretë janë të prekur nga ky problem.
semundja e alzhajmerit, harresa, harresa tek te moshuarit, alzheimeri, demenca shqip,mbamendja,kujtesa,humbja e kujteses,kujtesa humbja e saj
Burimi :trtalbanian.com
loading...
Lexo edhe: